Home / Lajme / Maqedoni / Tre shtetas hungarez me barka jane zhdukur ne liqenin e Ohrit

Tre shtetas hungarez me barka jane zhdukur ne liqenin e Ohrit

Tre shtetas hungarez prej mbrëmë rezultojnë të zhdukur në rajonin Gradishte të Ohrit.

Siç bëhet e ditur, tre hungarezët po pushonin në autokampin “Gradishte” në Ohër. Roja e këtij kampi mbrëmë ka lajmëruar se kishte idenfitikuar makinën e hungarezëve të tipit “Fiat Dolbo”, e ngarkuar me tre mjete lundruese, ndërsa pak më vonë kishte vërejtur makinën e zbrazët pa mjetet lundruese.

Meqë disa orë më vonë nuk ishin lajmëruar turistët hungarez, roja ka lajmëruar autoritetet policore. Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e tyre, ndërsa dyshimet janë se ata mund të jenë futur në liqen dhe të jenë përfshirë nga moti i keq.

Shtetasit hungarez kishin hyrë në Maqedoni më 5 maj përmes vendkalimit kufitar Tabanoc. Sipas policisë, bëhet fjalë për një grua dhe dy burra të moshave 39, 36 dhe 31 vjeç

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *