Home / Lajme / Maqedoni / U mbajt panel diskutimi ‘Në partneritet me mediat deri te shoqëria me zero tolerancë për dhunë në familje’

U mbajt panel diskutimi ‘Në partneritet me mediat deri te shoqëria me zero tolerancë për dhunë në familje’

Shkup, 15 maj 2013-Në tremujorin e parë të vitit, njoftoi ajo, në të cilin janë evidentuar 174 vepra penale nga dhuna në familje, që është rritje prej 30 për qind në krahasim me vitin e kaluar, mbizotërojnë “lëndime trupore”. Autorët në pjesën më të madhe janë burra, ndërsa viktimat pothuajse 90 për qind janë të gjinisë femërore.

Pa participim gjithëpërfshirës, të gjerë dhe publik nuk do të jetë i mundur kundërshtim i suksesshëm dhe anulim i dhunës në familje dhe pasojat e tij gjithnjë traumatike dhe të dhimbshme, potencoi ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska në panelin e sotëm me temë “Në partneritet me mediat deri te shoqëria me zero tolerancë për dhunë në familje”, që u mbajt në Shkup.

“Ndoshta është shkatërruar fama e dhunës në familje, ajo heshtje e pakëndshme dhe diskrecion tragjik i cili më herët sipas rregullit e ndiqte këtë problem real, por kjo nuk do të thotë se kemi arritur deri te qëllimi, përkundrazi”, theksoi Jankulloska.

Në tremujorin e parë të vitit, njoftoi ajo, në të cilin janë evidentuar 174 vepra penale nga dhuna në familje, që është rritje prej 30 për qind në krahasim me vitin e kaluar, mbizotërojnë “lëndime trupore”. Autorët në pjesën më të madhe janë burra, ndërsa viktimat pothuajse 90 për qind janë të gjinisë femërore.

Jankulloska potencoi se mediat janë të pakontestueshëm në ballafaqimin e suksesshëm shoqëror me dhunën në familje, por jo vetëm si kronikë, por, nënvizoi si artikulues të mendimit publik.

Sipas ministrit të Punës dhe Politikës Sociale, Spiro Ristovski vetëm me angazhime të përbashkëta , qasje të unifikuar dhe konzistente të të gjithë subjekteve në procesin e ballafaqimit me dhunën në familje, duhet të flasim për ballafaqimin e integruar me këtë akt kriminel dhe trajtimin adekuat të viktimës.

Duke theksuar se mediat janë zinxhirët më të rëndësishëm dhe luajnë rol kurcial dhe esencial, ai i inkurajoi “të shkojnë më thellë” në hulumtimin e storjeve të këtilla, të ndihmojnë në notimin e palëve të përgjegjshme dhe të bëjnë thirrje në një marrëdhënie koherente, proaktive, transparente dhe profesionale deri te të gjitha palët relevante.

Në temën “Në partneritet me mediat deri te shoqëria me zero tolerancë për dhunë në familje” sot folën edhe nënkryetaret e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Suzana Saliu dhe Svetllana Jakimovska, si dhe ambasadorja e Mbretërisë së Holandës, Mariet Shurman dhe u.d. përfaqësues i përhershëm i UNDP-së në Maqedoni, Alesandro Frakaseti. shk

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *