Home / Lajme / Maqedoni / UEJL dhe Ecolog-themelojnë programin studimor për menaxhim me projektet (VIDEO)

UEJL dhe Ecolog-themelojnë programin studimor për menaxhim me projektet (VIDEO)

Tetovë, 14 Maj – Programi do të ofrohet në vitin e ardhshëm akademik (2013/2014) dhe ka për qëllim të tërheq talentet nga tërë rajoni. Së shpejti, kandidatët e interesuar do të jenë në gjendje të gjejnë informacione të detajuara në lidhje me këtë mundësi të paparë në ueb faqen e UEJL-së.

Kompania Ecolog dhe Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) nënshkruajtën sot Marrëveshjen e bashkëpunimit duke theksuar objektivat dhe vizionin që të dy palët e ndajnë në avancimin e arsimit të lartë dhe zhvillimin e fuqisë punëtore në vend.

Kjo Marrëveshje në veçanti e thekson partneritetin ndërmjet UEJL-së dhe kompanisë Ecolog dhe bashkimin e forcave të tyre në zhvillimin dhe realizimin e programit të ciklit të dytë Menaxhimi me Projektet i përshtatur për të ndjekur trendet e industrisë/tregut të punës dhe kujdeset jo vetëm për nevojat kompanisë Ecolog, por edhe punëdhënësit tjerë vendor dhe ndërkombëtarë që veprojnë në kontekst ndërkombëtar dhe global.

Marrëveshja u nënshkrua nga Lazim Destani – Kryetar i bordit këshillëdhënës të kompanisë Ecolog dhe Rektorit të UEJL-së Prof. Dr. Zamir Dika gjatë një ceremonie solemne në ambientet UEJL-së, duke materializuar iniciativën e përbashkët në mes të industrisë dhe institucioneve të arsimit të lartë, e para e këtij lloji në përmasa të tilla në Maqedoni.

Bashkëpunimi do të zhvillohet në një institut të akredituar të përbashkët për menaxhimin e projekteve për të ofruar programe akademike dhe profesionale të certifikuara dhe trajnime të specializuara në menaxhimin e projekteve në përmbushjen e nevojave specifike të industrisë, duke demonstruar edhe një herë se kompania Ecolog dhe UEJL janë lider në sjelljen e risive dhe praktikave më të mira.

Iniciativa ilustron qartë tendencën e UEJL-së për t’u bë universitet i gjeneratës së tretë, i cili në thelb, nënkupton ndërveprimin dinamik të universitetit, hulumtimin e aplikuar dhe përmbushjen e nevojave të komunitetit të biznesit, ndërsa nga perspektiva e kompanisë Ecolog, përsëri është një demonstrim në përkushtimin e kompanisë dhe përpjekjet për t’ia kthyer shoqërisë dhe për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.

Duke theksuar rëndësinë e burimeve njerëzore dhe përshtatjen e arsimit me mjedisin e biznesit, kjo iniciativë e përbashkët gjithashtu ilustron qartë përse kompania Ecolog është lider global në ofrimin e zgjidhjeve të shërbimeve të integruara për mjedise komplekse dhe dinamike në të gjithë botën.

Me përfshirjen aktive në ofrimin e programit të ciklit të dytë Menaxhimi me Projektet, kompania Ecolog qartë demonstron përkushtimin drejt zhvillimit të fuqisë punëtore dhe investimin në talent. Ky lloj i të menduarit strategjik i ka mundësuar kompanisë Ecolog të bëhet shumë konkurrues dhe i suksesshëm në kontekst global dhe të vazhdojë me sukses në të ardhmen, në zgjerimin e tij global nëpër vende të reja gjeografike dhe zona të shërbimeve.

Marrëveshja ndërmjet UEJL-së dhe kompanisë Ecolog parasheh bashkëpunimin në të gjitha aspektet e zhvillimit dhe ofrimit të programit të ciklit të dytë Menaxhimi me Projektet (duke përfshirë, por jo edhe duke u kufizuar vetëm në dhënien e një numri të konsiderueshëm të bursave në bazë të meritës për këtë program), përgjegjësitë e përbashkëta në zhvillimin dhe dizajnimin e kurrikulave (planprogrameve) dhe në shpërndarjen e njohurive gjatë gjithë programit nga profesorët e UEJL-së dhe ekspertët e lëndës me përvojë të gjerë nga industria dhe kualifikimet e njohura akademike në dispozicion për kompaninë Ecolog nëpërmjet qendrave të brendshme të dijes dhe rrjetit të gjerë të kompanisë Ecolog.

Programi i ciklit të dytë Menaxhimi me Projektet është program i akredituar nga Bordi i akreditimit dhe vlerësimit të Republikës së Maqedonisë dhe është dizajnuar t’i plotësojë standardet e cilësisë së lartë akademike dhe profesionale. Mësimdhënia do të jetë plotësisht në anglisht dhe në bazë të metodologjisë moderne të mësimdhënies interaktive, me punë seminarike, studime rasti nga jeta reale dhe të mësuarit praktik nëpërmjet punës praktike në kompaninë Ecolog. Përvoja e kompanisë Ecolog dhe UEJL-së, së bashku me nevojat e industrisë, është plotësisht e mishëruar në njohuritë ndërdisiplinare, shkathtësitë dhe kompetencat që studentët do të fitojnë si pjesë e këtij programi, i cili synon të siguroj të kuptuarit teorik dhe praktik të ciklit të jetës së projektit dhe të gjitha fushat e njohurive të tij. Programi do të pajisë studentët me njohuritë e nevojshme për ta kuptuar dhe ndjekur karrierën në nivel vendor dhe ndërkombëtar, si dhe të menaxhojnë dhe udhëheqin me sukses projektet e madhësive të ndryshme brenda kompanisë Ecolog, por edhe gjetkë nëpër botë.

Programi do të ofrohet në vitin e ardhshëm akademik (2013/2014) dhe ka për qëllim të tërheq talentet nga tërë rajoni. Së shpejti, kandidatët e interesuar do të jenë në gjendje të gjejnë informacione të detajuara në lidhje me këtë mundësi të paparë në ueb faqen e UEJL-së.

KOMPANIA ECOLOG DHE UEJL FIRMOSËN BASHKËPUNIM ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *