Home / Sport / Ultrasit e dhunshëm shkatërrojnë festën e titullit të PSZH

Ultrasit e dhunshëm shkatërrojnë festën e titullit të PSZH

Festimet e titullit kampion që mungonte prej 19 vitesh për PSZH nuk kanë shkuar ashtu siç pritej, pasi tifozët ultras të skuadrës kanë shpërthyer në shfaqje të paimagjinueshme dhune në rrugët e kryeqytetit francez.

Festimet që filluan të dielën, pas fitores ndaj Olimpik Lion që i dha matematikisht titullin, vazhduan dje në rrugët e Parisit me një paradë që përfundonte poshtë Kullës Eifel, ku skuadra u tregoi tifozëve me krenari trofeun.
Por më pas, ultrasit u shfaqën mjaft agresivë, sidomos ndaj forcave të rendit, duke nisur një përleshje masive. Pasi policia filloi të përdorte gaz lotsjellës ndaj turmës, tifozët filluan të shkatërronin gjithçka që u dilte para në sheshin e famshëm “Trokadero” të Parisit. Kjo bëri që policia të ndërhynte dhe të ndërpriste para kohe festimet e titullit të parisienëve, duke prishur kështu një ceremoni që pritej prej shumë vitesh.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *