Home / Lajme / Maqedoni / Ushtrime me armë, policia apelon për kujdes (VIDEO)

Ushtrime me armë, policia apelon për kujdes (VIDEO)

Poashtu edhe bujqëve u apelohet që në atë kohë të mos kullosin në afërsi bagëtinë e tyre sepse mund të rrezikojnë edhe jetën e tyre por edhe të kafshëve”, qëndron në një apel të lëshuar nga kryeshefi I Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë Shefik Bajrami

Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë, njofton banorët e fshatit Zhelinë dhe Jegunoc se më 20, 21, 22, 23 dhe 27 maj, në poligonin ushtarat në “Erebinë” do të ketë aktivitet të planifikuar, gjuajtje me armë. Gjuajtjen me armë e realizojnë të punësuarit e Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë nga ora 08 deri roa 16.00 “Me qëllim që ky aktivitet të realizohet në terminet e caktuara, pa pengesa dhe tërësisht e sigurtë, banorëve të dy komunave u këshillohet që të përmbahen nga lëvizjet në afërsi të fushëgjujtjes “Erebinë ”. Poashtu edhe bujqëve u apelohet që në atë kohë të mos kullosin në afërsi bagëtinë e tyre sepse mund të rrezikojnë edhe jetën e tyre por edhe të kafshëve”, qëndron në një apel të lëshuar nga kryeshefi I Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë Shefik Bajrami. Në fund të apelit theksohet se SPB-ja e Tetovës, pret mirëkuptim nga qytetarët që të respektojnë këto apele sepse është edhe në të mirën e tyre dhe të kontribuojnë për sigurinë e përgjithshme.

USHTRIME ME ARMË, POLICIA APELON PËR KUJDES ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *