Home / Lajme / Maqedoni / Vardari nuk ndalet, vërshon edhe shtëpitë (VIDEO)

Vardari nuk ndalet, vërshon edhe shtëpitë (VIDEO)

10 Maj – Sipas tij, shtëptim i vetëm është rregullimi i shtratit të lumit me mjete të qeverisë. Ai tha se ky projekt edhe pse është premtuar nga pushteti qendror megjithatë deri më tash nuk është realizuar.Krahas dëmeve nëpër shtëpi poashtu kanë pësuar edhe bujqit të cilët theksojnë se të gjitha të mbjellurat janë dëmtuar dhe pasi që të tërhiqet uji do të vlerësohen dëmet

Reshjet e shiut të cilët përfshinë rajonin e Pollogut gjatë dy ditëve të kaluara, kanë rritur nivelin e ujit në Lumin Vardar në komunën e Jegunocit mbi pikën kritike. Lumi në më shumë vende ka dalur nga shtrati në orët e hershme të mëngjesit të ditës së enjte dhe ka mbuluar tërësisht tokën e mbjellur ndërsa shumica e shtëpive në fshatin Raotincë janë të përmbytura nga uji. Banorët gjatë ditës së enjte janë mundur me forcat e tyre që të përballojnë këtë situatë pasi që nuk u ka dalur në ndihmë askush. Pasdite në këtë fshat ka qëdnruar kryetari i komunës së Jegunocit Toni Kocevski, icili tha se shtrati i lumit Vardar në këtë pjesë është shumë i ngushtë për të apsorbuar tërë sasinë e ujit. Sipas tij, shtëptim i vetëm është rregullimi i shtratit të lumit me mjete të qeverisë. Ai tha se ky projekt edhe pse është premtuar nga pushteti qendror megjithatë deri më tash nuk është realizuar.Krahas dëmeve nëpër shtëpi poashtu kanë pësuar edhe bujqit të cilët theksojnë se të gjitha të mbjellurat janë dëmtuar dhe pasi që të tërhiqet uji do të vlerësohen dëmet. Për shkak të daljes nga shtrati të Lumit Vardar, është ndaluar për qarkullim rruga lokale Tudencë-Siriçinë Edhe në fshatin Radiofcë situata nuk është përmirësuar aspak nga një ditë më herët. Rajoni i Pollogut që tre ditë me radhë përballen me rreshjet e mëdha të shiut, mirëpo edhe gjatë ditës së enjte përveç fshatrave të komunës së Jegunocit dhe Bërvenicës, në komunat tjera nuk raportohet për dëme më të mëdha.
Gjatë ditës së mërkurë banorët e fshatit Radiofcë protestuan duke bllokuar rrugën Zherovjan Tenovë, për shkak të mosrregullimin dhe mospatsrimit të shtratit të lumit të Bogovinës, i cili sa herë që ka të reshura dëmton shtëpitë dhe tokën pjellore në këtë fshat. Ndërkohë, nga ministria e Bujqësisë njësia rajonale në Tetovë, thonë se deri më tash nuk kanë arritur ankesa nga bujqit për dëme të shkaktuara në fushën e Tetovës. (Urim.Hasipi)

VARDARI NUK NDALET VËRSHON EDHE SHTËPIT ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *