Home / Lajme / Maqedoni / Vetëvritet një femër 25 vjeçare nga Gostivari (VIDEO)

Vetëvritet një femër 25 vjeçare nga Gostivari (VIDEO)

Gostivar, 13 Maj – Një grua e re moshës 25 vjeçare, N.R. nga fshati Vranjovcë i Gostivarit, rreth mesnatës i ka marrë jetën vetes duke u varur me litar, kanë informuar në SPB-në e Tetovës.

SPB e Tetovës ka njoftuar se ngjarjen e ka lajmëruar në polici kunati i saj, i cili trupin e pajetë të kunatës së tij e ka gjetur të varur në litar brenda stallës. N.R., është dërguar me shpejtësi në spital, ku ushtë konstatuar vdekja e saj.

-Menjëherë pas lajmërimit të ngjarjes, në vendngjarje kanë arritur ekipi i krim-teknikës, gjykatësi hetues dhe prokurori publik. Në mëngjes trupi i pajetë, me urdhër të Gjykatësit Hetues është dërguar për obduksion, ka informuar zëdhënësi i SPB-së së Tetovës, Marjan Josifovski.

Ky është rasti i tretë i vetëvrasjes me varje në Pollog, brenda një jave. Të mërkurën dhe të shtunën janë vetëvrarë një banor i Debreshtit, dhe një djalë 12 vjeçar nga Treboshi Tetovës. Kjo vetëvrasje, ndërkaq shënon rastin e pestë të vetëvrasjes, në pothuaj se më pak se një muaj në Pollog.

Të mërkurën që shkoi një vajzë 16 vjeçare nga fshati Dollogozhdë i Strugës, gjithashtu bëri vetëvrasje, duke shtuar kështu numrin e vetëvrasjeve brenda këtij muaji tragjik.

VETVRITET 25 VJEÇARJA NGA GOSTIVARI, KJO ËSHTË VETËVRASJA E 10 QË NDODHË NË RAJONIN E POLLOGUT GJATË ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *