Home / Sport / Vijas Boas-Karanka, një hipotezë tjetër te Reali

Vijas Boas-Karanka, një hipotezë tjetër te Reali

Ndërsa Karlo Ançeloti duket një hipotezë e pamundur për momentin, ndërsa Jup Heinkes nuk bind plotësisht drejtuesit e Real Madrid, këta të fundit po mendojnë të krijojnë një dyshe të re në drejtimin e ekipit, duke bashkuar në fakt dy ish-asistentët e Hoze Murinjos.

Perez ka admiruar gjithmonë Andre Vijas Boas, trajnerin aktual të Totenhem, i cili në fillimet e tij ka punuar nën urdhrat e Murinjos, për të marrë më pas i vetëm drejtimin Portos, Çelsit e tashmë një tjetër skuadre elitare në Angli.
Portugezi cilësohet si plani C në Madrid, pasi prioritet kanë trajneri italian dhe ai gjerman. Por nëse dy marrëveshjet me emrat e mësipërm dështojnë, atëherë Perez do të kërkojë një marrëveshje me portugezin, duke pranuar që të paguajë për të edhe një dëmshpërblim për ta marrë nga Totenhem.
Për të bërë më të lehtë tranzicionin e tij në pankinën e madrilenëve, Perez kërkon të vendosë si asistent të tij një tjetër ish-ndihmës të Murinjos, Aitor Karanaka, të cilin madrilenët e kanë ende nën kontratë dhe nuk i kanë dhënë leje të largohet drejt Londrës.
“Murinjo më ofroi të shkoja me të në Londër, por Real Madrid nuk më ka thënë ende se mund të prish kontratën me këtë klub. Nuk mund të largohem vetë, pasi në të kundërt do të më duhet t’i paguaj 3 vite të mbetura të kontratës. Por nëse largohem, do të përfundoj te Çelsi me Murinjon ose do të marr drejtimin e një skuadre franceze”, ka treguar vetë Karanka.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *