Home / Lajme / Maqedoni / Vojvodët ndezën flamurin shqiptar (VIDEO)

Vojvodët ndezën flamurin shqiptar (VIDEO)

23 maj-Edhe pse ka pak pamje por megjithatë nga sekuencat shihet se si në anën ku ishin të vendosur tifozët maqedonas të Teteksit, kanë filluar të ndezin flamurin shqiptar

Vojvodët kanë djegur mbrëmë flamurin shqiptarë në stadumin e Shkupit. gjatë ndeshjes së Kupës së Maqedonisë Teteks-Shkëndija. Edhe pse ka pak pamje por megjithatë nga sekuencat shihet se si në anën ku ishin të vendosur tifozët maqedonas të Teteksit, kanë filluar të ndezin flamurin shqiptar, njofton Tv KOHA.

FFM-ja paralajmëron luftë të ashpër ndaj këtij fenomeni në rritjem, në terrenet e gjelbra. Shansi i vetëm për kupën e Maqedonisë, mes Shkëndijës dhe Teteksit është lënë të dielën në orën 20:00, pa praninë e publikut.

Agjencia për Rini dhe Sport e mbështeti këtë vendimin e FFM-së, duke theksuar se sjelljet e tilla nuk kanë vend në sport, dhe në arenën ku tifozët duhet në ndihen krenar për lojën, nuk duhet të shkelmojnë simbolet dhe ndjenjat etnike e kombëtare. Incidenti i mbrëmshëm nuk është i pari në terrenet e gjelbra, pasi ofendimet mes tifozëve kanë shoqëruar prej kohësh ndeshjet e Ligës së Parë, por edhe të kombëtares së Maqedonisë, njofton Tv KOHA.

FFM-ja asnjëherë nuk pati marrë hapa ndëshkues ndaj ekipeve. Ofendimet dhe sharjet në baza etnike kanë qenë arsyeja për ndërprerjen e finales së Kupës së Maqedonisë mes Shkëndijës dhe Teteksit, e cila është lënë të luhet të dielën pa praninë e publikut. Situata nisi që para fillimit të takimit, kur grupi i tifozëve ‘Vojvodët’ nisi të shante, që gjatë kohës kur futbollistët bënin nxehjen, transmeton Tv KOHA.

Thirrjet u rritën gjatë antonimit të himneve. Delegati i takimi nuk e pa të arsyeshme në ndërpriste lojën, duke pritur ndezjen më shumë të situatës, pasi tifozët shqiptarë ‘Ballistët’ iu kundërpërgjigjën sharjeve.

VOJVODËT NDEZËN FLAMURIN SHQIPTAR ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *