Home / Lajme / Maqedoni / Vollebek takon Menduh Thaçin dhe Ali Ahmetin (VIDEO)

Vollebek takon Menduh Thaçin dhe Ali Ahmetin (VIDEO)

Tetovë, 23 Maj – Komisioneri i OSBE-së Knut Volebek, gjatë qëndrimit në Tetovë sot ka realizuar takime lamtumirëse me dy liderët e partive më të mëdha shqiptare në Maqedoni atë të Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti dhe Kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçin.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi ka pritur sot në takim Komisarin e Lartë të OSBE-së për pakica, Knut Volebek.

Në takim u bisedua për çështjet aktuale politike, procesin zgjedhor dhe tema të tjera me interes të përbashkët.

“Ishte një takim lamtumirës me Komisionerin e Lartë të OSBE-së Knut Volebek, biseduam për çështje aktuale politike, procesin zgjedhor dhe tema të tjera. U dakorduam që kontaktet do të vazhdojnë edhe më tutje, kemi përshtypje pozitive të bashkëpunimit me të dhe me institucionin që ai drejton”, deklaroi kreu i PDSH-së Menduh Thaçi pas takimit me komisarin e OSBE-së.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z.Ali Ahmeti, ka pritur sot në takime të ndara në selinë e partisë në Tetovë z.Knut Volebek, Komisar i Lartë i OSBE për Komunitete Kombëtare, Zonjën Aleksandra Kas Granje nga Drejtoria për Zgjërim e Komisionit të Bashkimit Evropian si dhe Ambasadoren e Gjermanisë në Shkup, Zonjën Gudrun Shtajnaker.

Z.Vollebek uroi Kryetarin Ahmeti për suksesin e arritur në zgjedhjet lokale si dhe për mbarëvajtjen e procesit, me ç’rast shfaqi interesim edhe për proceset integruese të Republikës së Maqedonisë dhe marrëdhëniet ndëretnike në vend.

Kryetari Ahmeti falëmnderoi z.Vollebek për vizitën dhe e informoi rreth përcaktimeve strategjike të Bashkimit Demokratik për Integrim për integrim të menjëhershëm të vendit në NATO dhe nisje të bisedimeve për anëtarësim në bashkimin Evropian. Për realizimin e këtyre objektivave të vendit duhet të zgjidhet kontesti me emrin me fqiun jugor ndërsa shtyerja pa afat e zgjidhjes sjell rreziqe për vendin dhe rajonin.

VOLLEBEK TAKON MENDUH THAÇIN DHE ALI AHMETIN ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *