Home / Lajme / Maqedoni / Vrasje në Çair gjatë tentimit për grabitje

Vrasje në Çair gjatë tentimit për grabitje

8 maj-Këta të fundit kanë dëgjuar ndërhyrjen e dy grabitësve, me ç`rast menjëherë ka ndodhur përleshja fizike mes tyre. Një plumb i shkrepur në momentin e ngjarjes nga njëri grabitës ka bërë që të plagos partnerin e tij. Grabitësi i plagosur menjëherë ka vdekur në vendin e ngjarjes, për shkak të plagës së rëndë nga pushka automatike. Ndërsa grabitësi tjetër ka marrë armën dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Një person u vra në lagjen Çair të Shkupit, në një tentim për grabitje sot rreth orës 03.00 të mëngjesit në një shtëpi private.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mendeleeva”, kur dy grabitës të armatosur kanë hyrë në shtëpinë e dy vëllezërve B.Z, 36 vjeç dhe M.Z, 40 vjeç.

Këta të fundit kanë dëgjuar ndërhyrjen e dy grabitësve, me ç`rast menjëherë ka ndodhur përleshja fizike mes tyre. Një plumb i shkrepur në momentin e ngjarjes nga njëri grabitës ka bërë që të plagos partnerin e tij. Grabitësi i plagosur menjëherë ka vdekur në vendin e ngjarjes, për shkak të plagës së rëndë nga pushka automatike. Ndërsa grabitësi tjetër ka marrë armën dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Policia ka identifikuar grabitësin e vdekur duke informuar se bëhet fjalë për Gafurr Abdullai, 22 vjeçar nga Shkupi, i cili është i njohur për policinë në evidencën për krime. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ka kryer ekspertizën, ndërsa po vazhdojnë kërkimet për kapjen e grabitësit të dytë.INA

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *