Home / Lajme / Rajon / VV: Nuk mund t’i besohet EULEX-it

VV: Nuk mund t’i besohet EULEX-it

24 maj-Vetëvendosje kujton se vetëm në vitet 1998 e 1999, Serbia vrau rreth 12.000 shqiptarë, dhunoi mijëra gra e vajza, dogji ose shkatërroi afër 120.000 shtëpi, etj.“Por, EULEX-i s’merret me këto ashtu qysh nuk merret as me krimet e strukturave të Serbisë përgjatë këtyre 14 viteve të pasluftës në veri të Ibrit dhe jo vetëm atje”, shprehen nga kjo lëvizje.

Lëvizja Vetëvendosje theksoi të premten se në vazhdimësi e ka kundërshtuar dhe kontestuar EULEX-in si një mision jodemokratik i cili nuk u jep llogari as popullsisë dhe as institucioneve vendëse, mbi të cilët ka dhe ushtron fuqi ekzekutive të pakufizuara, ndërkohë që zyrtarët e EULEX-it kanë imunitet prej ligjit në Kosovë.

Sipas VV-së, duke pasur parasysh që EULEX-i nuk e njeh Republikën e Kosovës dhe pavarësinë e shtetit, UÇK-në, nuk ka se si të besohet se mund të ndajë drejtësi.

“Akuzat e burgosjet e fundit të ish pjesëtarëve të UÇK-së nuk janë të parat e as të fundit. Statusi, misioni, qëndrimi dhe qasja e EULEX-it ndaj vendit, popullit e historisë sonë edhe s’mund të prodhojnë diçka tjetër edhe detyrimisht e politizojnë gjyqësinë dhe drejtësinë”, vlerëson Vetëvendosje.

“Jemi mësuar tashmë me këtë orientim të EULEX-it që mësyn gjithkë përveç kreut të korrupsionit e krimit (i cili gjithsesi është qeveritar) pikërisht që të mos prek vetë majat e krimit. Lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë. Qeveria e Kosovës nuk po e mbron këtë luftë as si histori e lavdishme, as si koncept politik e vizion kombëtar, dhe as pjesëtarët e saj. Përkundrazi, Kryeministri i Kosovës merret vesh me Kryeministrin e Serbisë për Autonominë e serbëve brenda Kosovës që do të dirigjohet nga Serbia me ç’rast kriminelët e strukturave paralele të Serbisë do të amnistohen e integrohen në kuadër të sistemit e institucioneve tona. Në këtë udhë pa krye, Kryeministrit të Kosovës s’ka se si të mos i pengojë UÇK-ja dhe gjithçka që ajo shënon e kujton”, thuhet në kumtesën e kësaj lëvizje.

Vetëvendosje kujton se vetëm në vitet 1998 e 1999, Serbia vrau rreth 12.000 shqiptarë, dhunoi mijëra gra e vajza, dogji ose shkatërroi afër 120.000 shtëpi, etj.

“Por, EULEX-i s’merret me këto ashtu qysh nuk merret as me krimet e strukturave të Serbisë përgjatë këtyre 14 viteve të pasluftës në veri të Ibrit dhe jo vetëm atje”, shprehen nga kjo lëvizje. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *