Home / Lajme / Maqedoni / Wilsonasit me vend te pare ne projektin e OKB-se

Wilsonasit me vend te pare ne projektin e OKB-se

20 maj-Ata prezentuan shtetet e Kolumbisë dhe te Venezuelës në 6 komitete internacionale të ndryshme siç janë: Asambleja Gjenerale, Këshilli Ekonomik dhe Social, UNDP, UNICEF, UNW dhe WHO, dhe kaluan me sukses të gjitha etapat e eventit, që nga pozicionimi fillestar, debatimi, negociimi, deri në hartimin e rezolucionit dhe miratimit final.

Nxënësit e shkolles se mesme të Woodrow Wilson School, të shtunën gjatë tërë ditës, morrën pjesë në edicionin e tretë të projektit të OKB-së – Maqedonia Modelon Kombet e Bashkuara (MMKB, 2013) i cili këtë vit u organizua nga Fakulteti Ekonomik në Prilep. Në këtë simulim, ata u paraqitën si delegatë të shtetit të Kolumbisë dhe Venezueles.
Ekipet pjesëmarrëse, me nxënës dhe student të shkollave të mesme dhe fakulteteve, vinin nga 17 rajone të ndryshme nga e gjithë Maqedonia. Ekipet e Woodrow Wilson School përbëheshin nga dy udhëheqës të ekipeve, mësimdhënësit Mirvana Kuriu dhe Vigan Halimi, coordinator te projektit Albert Qazimi, si dhe nxënësit Arjana Begzati, Reart Limani, Rea Purini, Amnora Zylbeari, Rina Zejneli, Igor Tomeski, Vigan Emini, Diellza Maksuti, Vigan Rexhepi, Agon Asani, Agon Adili, Elton Qazimi, Gezim Ostreni, Brikena Abdullahi, Besar Limani dhe Gylxhane Mehmeti. Edhepse më të rinj në moshë nga pjesëmarrësit tjerë, delegatët Wilsonas të shkëlqyen jo vetëm me prezentimin e tyre, por edhe me aftësitë e tyre debatuese dhe bashkëpunuese për zgjidhjen e problemit në tryezë. Ata prezentuan shtetet e Kolumbisë dhe te Venezuelës në 6 komitete internacionale të ndryshme siç janë: Asambleja Gjenerale, Këshilli Ekonomik dhe Social, UNDP, UNICEF, UNW dhe WHO, dhe kaluan me sukses të gjitha etapat e eventit, që nga pozicionimi fillestar, debatimi, negociimi, deri në hartimin e rezolucionit dhe miratimit final.

Nxënësja wilsonase e vitit të dytë Arjana Begzati u zgjodh si delegatja më e mirë e komitetit OKB – Gratë.
Shkolla Woodrow Wilson vazhdon të punoj dhe të pregatit nxënësit e tyre për pjesëmarrje në projekte kombëtare dhe internacionale nga më të ndryshmet.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *