Home / Sport / Xhemaili pritet nga Komuna e Bogovinës (VIDEO)

Xhemaili pritet nga Komuna e Bogovinës (VIDEO)

“Jam shumë krenar që kam lind këtu, që jam shqiptar dhe deshta të falemenderoj Komunën e Bogovinës dhe gjithë shqiptarët për respektin që na japin. Jemi shumë shqiptar që luajmë futboll, bëjmë një gjë shumë të mirë për shqiptarët, për ne që nuk i kemi kushtet shumë të mira. Tentojmë që me kushtet që kemi të arrijmë diçka. Kemi arritur dhe do të arrijmë edhe më shumë“, deklaroi për mediat Blerim Xhemaili.

Të premten në lokalet e Komunës së Bogovinës, kryetari Hazbi Idrizi organizoi pritje për futbollistin shqiptar që luan me Napolin e Italisë, Blerim Xhemailin. Drejtuesit e Komunës kanë përfituar nga rasti që Xhemaili është në pushime në vendlindjen e tij në Bogovinë dhe me këtë pritje kanë shprehur vlerësimin e lartë që kanë për bashkëqytetarin e tyre. Duke vlerësuar lartë sukseset që arrin në fushat e futbollit me skuadrën e Napolit dhe kombëtaren e Zvicrës, kryetari i Komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi, ka cilësuar Xhemailin si ambasador i popullit shqiptar në përgjithsi dhe komunës së Bogovinës në veçanti. Ai me këtë rast futbollistit shqiptar i ndau një mirënjohje, ndërsa Xhemaili kryetarit i dhuroi një fanellë të Napolit të firmosur nga ai. “Jam shumë krenar që kam lind këtu, që jam shqiptar dhe deshta të falemenderoj Komunën e Bogovinës dhe gjithë shqiptarët për respektin që na japin. Jemi shumë shqiptar që luajmë futboll, bëjmë një gjë shumë të mirë për shqiptarët, për ne që nuk i kemi kushtet shumë të mira. Tentojmë që me kushtet që kemi të arrijmë diçka. Kemi arritur dhe do të arrijmë edhe më shumë“, deklaroi për mediat Blerim Xhemaili. “Ne kur morëm lajmin se futbollisti ynë i njohur Blerim Xhemaili ka ardhur në pushim këtu në vendlindjen e tij në Bogovinë, pa pritur menduam t’i organizojmë një pritje të rastit, të cilën e organizuam sot. Blerim Xhemaili është përfaqësues i denjë dhe shumë prespektiv i sportit në përgjithësi, në këtë rast i futbollit në veçanti“, u shpreh kryetari i Komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi. Pritjes së Xhemailit në hapsirat e komunës i’u shtua një koktej, ndërsa të dyja palët të kënaqura me këtë takim, shtuan se shpresojnë në të ardhmen bashkëpunimi të jetë në nivel edhe më të lartë.

BLERIM XHEMAILI PRITET NGA KOMUNA E BOGOVINËS ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *