Home / Sport / Xherdan Shaqiri ngjiti Kosovën në podium

Xherdan Shaqiri ngjiti Kosovën në podium

Xherdan Shaqiri ka ngjitur Kosovën në majën e futbollit evropian, duke vendosur të hedhë mbi krahë flamurin e vendlindjes së tij gjatë festimeve të fitores së Ligës së Kampioneve pas suksesit me Bajern Mynih.

Ndonëse mesfushori kosovar nuk u aktivizua në këtë sfidë, ai qëndroi në pankinë gjatë finales, ndërsa në fund iu bashkua pjesës tjetër të skuadrës për të festuar në fushë. Shaqiri hodhi mbi krahë flamurin e Kosovës dhe atë zviceran gjatë festimeve, duke valëvitur me krenari sidomos flamurin kosovar gjatë festës në tribunë dhe më pas në fushën e lojës.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *