Home / Lajme / Maqedoni / Zaev tërhiqet nga gara, grindje në LSDM

Zaev tërhiqet nga gara, grindje në LSDM

10 maj-Kreu i ri i LSDM-së duhet të zgjidhet më 2 qershor nga ana e 705 delegatëve. Pas shpalljes se presidenti aktual Cërvenkovski nuk do të kandidojë, Zoran Zaev i mbështetur nga Radmilla Shekerinska, konsiderohej si një nga më të preferuarit në krye të partisë.

Zoran Zaev as nuk konfirmon dhe as nuk mohon lajmin e tërheqjes së kandidaturës së tij për kryetar të LSDM-së, të cilin natën vonë e kanë publikuar shumë portale. Zaev shkurtimisht deklaroi se procedura e zgjedhjes është një çështje e brendshme e partisë.
Ka disa versione të asaj që ka ndodhur në mbledhjen e mbrëmshme të Këshillit Ekzekutiv të LSDM-së, dhe të gjithë janë dakord në një gjë – që është zhvilluar debat i hidhur për shkak të pakënaqësisë së disa njerëzve nga procedura e deritanishme. Zaev thuhet se është ankuan që para përfundimit të procedurës për emërimin zyrtar, i cili duhet të përfundojë sot, disa kandidatë kanë filluar fushatat dhe kështu kanë shkelur marrëveshjen, shkruan Plus Info.
Kreu i ri i LSDM-së duhet të zgjidhet më 2 qershor nga ana e 705 delegatëve. Pas shpalljes se presidenti aktual Cërvenkovski nuk do të kandidojë, Zoran Zaev i mbështetur nga Radmilla Shekerinska, konsiderohej si një nga më të preferuarit në krye të partisë. Ndërkohë, në fushë ka evoluar betejën mes kandidatëve, ndërsa nga organizatat komunale arrijnë lajme të pakonfirmuara në lidhje me grindjet dhe mosmarrëveshjet gjatë procedurës për kandidimin e delegatëve. Është ngritur edhe iniciativa që Crvenkovski të mbetet në krye të partisë.
Sipas disa spekulimeve, për të cilat kumton portali Faktor, mbështetjen nga Crvenkovski e gëzon kandidati Igor Ivanovski. Nga ana tjetër, kreu aktual i LSDM-së ka thënë se në garën për fronin e partisë do të mbetet neutral. Nervozizmi në lidershipin e partisë kërcënon se do të hidhet një hije mbi kongresin e partisë, nga i cili pritet që LSDM të dalë me udhëheqësi të re që do të mund të ofrojë një imazh të ri të partisë më të fuqishme opozitare, si dhe mbështetje nga komuniteti ndërkombëtar.(KOHA)

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *