Home / Lajme / Maqedoni / Zhernovski dhe VMRO këmbejnë akuza (VIDEO)

Zhernovski dhe VMRO këmbejnë akuza (VIDEO)

6 Maj – “Ai është i obliguar që si bartës i funksionit publik, në fund të fundit edhe si qytetar i këtij shteti juridik të del dhe publikisht të deklaron, ose të lajmëron në institucionet përkatëse subjektet të cilat i kanë ofruar ryshfet, për shkak se në të kundërtën ai do të bëhet bashkëpjesëmarrës dhe do të konstatohet se fsheh raste të korrupsionit dhe ryshfetit”, thuhet në reagimin e VMRO DPMNE-së.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i VMRO DPMNE-së ndaj intervistës së kryetarit të Qendrës Andrej Zhernovski. Zhernovski ka pohuar se që në fillimin e mandatit të tij, deri te ai kanë arritur ‘propozime të pandershme’ nga mafia urbane, që kanë të bëjnë kryesisht me ndërtime në Vodno.“Aspak nuk më interesojnë ofertat që vijnë për mua prej atyre që ndërtojnë, që të hesht ose të mos shoh se çfarë ndodh e kështu me radhë. Oferta për të vazhduar me atë që është bërë në Planin detal urbanistik, oferta të llojit të mos ndërmarr masa konkrete për Planet urbanistike në Vodno e kështu me radhë. Kjo nuk do të ndodh”, deklaroi Andrej Zhernovski, kryetar i Komunës Qendër. Zhernovski që në ditën e parë të punës si kryetar i komunës Qendër kishte pezulluar të gjitha punimet për projektin “Shkupit 2014” duke paralajmëruar revizion të detajuar për të gjithë ndërtimet e deritanishme që janë nën kompetencë të komunës Qendër.Sipas partisë së kryeministrit Gruevski akuzat serioze për marrjen e ofertave për ryshfet, Zhernovski duhet ti paraqesë në organet kompetente dhe ti bëj të ditura për publikun, në të kundërtën do të konstatohet se ai gënjen, ose fsheh tentimin për korrupsion. “Ai është i obliguar që si bartës i funksionit publik, në fund të fundit edhe si qytetar i këtij shteti juridik të del dhe publikisht të deklaron, ose të lajmëron në institucionet përkatëse subjektet të cilat i kanë ofruar ryshfet, për shkak se në të kundërtën ai do të bëhet bashkëpjesëmarrës dhe do të konstatohet se fsheh raste të korrupsionit dhe ryshfetit”, thuhet në reagimin e VMRO DPMNE-së.

Përmendoret shqiptare në kuadër të projektit ‘Shkupi 2014’ mund edhe të vendosen, nëse procedura ka qenë në rregull. Kështu ka njoftuar kryetari i ri i Komunës Qendër Andrej Zhernovski në një intervistë për Radio Evropa e Lirë. Ai thotë se për të nuk është me rëndësi nëse përmendoret janë maqedonase apo shqiptare, me rëndësi është nëse procedura për furnizimin e tyre ka qenë e pastër.“Do të shohim deri ku është gjendja, nuk dua të spekuloj, nuk i shoh përmendoret nëse janë personazhe nga historia maqedonase, apo janë shqiptare, turke, rome e kështu me radhë. Mua më intereson procedura, mua më intereson për çfarë bëhet kjo, në çfarë mënyre është bërë, më intereson se a kushton ajo aq sa kanë njoftuar”, ka deklaruar Andrej Zhernovski, kryetar i Komunës Qendër.

VMRO: ZHERNOVSKI TË LAJMËROJË TENTIMET PËR KORRUPSION ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *