Home / Lajme / Maqedoni / Ziadin Sela zgjidhet kryetar i Komunave nga rajoni Jugperëndimor

Ziadin Sela zgjidhet kryetar i Komunave nga rajoni Jugperëndimor

8 maj-Pas kryerjes së verifikimit të Kryetarëve të pranishëm vazhdoi me zgjedhjen e Presidentit të Këshillit për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, me çka me konsensus për President të kësaj trupe u zgjodh Zijadin Sela, Kryetar i Komunës së Strugës.

Në mbledhje morën pjesë nëntë (9) Kryetarë të Komunave nga rajoni planor Jugperëndimor: Cvetomir Ugrinoski – Kryetar i Komunës së Vevçanit, Ruzhdi Lata – Kryetar i Komunës së Dibrës, Igor Trajkoski – Kryetar i Komunës së Debërcës, Fatmir Dehari – Kryetar i Komunës së Kërçovës, Milosim Vojneski – Kryetar i Komunës së Makedonski Brod, Nikolla Bakraqeski – Kryetar i Komunës së Ohrit, Ismail Jahoski – Kryetar i Komunës së Pllasnicës, Zijadin Sela – Kryetar i Komunës së Strugës, Arijan Ibraim – Kryetar i Komunës së Qendra Zhupës, përfaqësues nga komunat e rajonit dhe të punësuarit në Qendrën për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor.

Pas kryerjes së verifikimit të Kryetarëve të pranishëm vazhdoi me zgjedhjen e Presidentit të Këshillit për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, me çka me konsensus për President të kësaj trupe u zgjodh Zijadin Sela, Kryetar i Komunës së Strugës.

Presidenti i ri i zgjedhur Zijadin Sela i falënderoi të gjithë anëtarët për besimin e dhënë me shpresë se bashkërisht do të kontribuojnë në zhvillimin e rajonit. shqipmedia

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *