Home / Sport / Zyrtare: Aleks Ferguson largohet nga trajnimi!

Zyrtare: Aleks Ferguson largohet nga trajnimi!

Aleks Ferguson, nga sezoni i ardhshëm do të ndjekë ndeshjet e futbollit nga tribuna VIP, pasi nuk do të jetë më trajneri i Mançester Junajtid por një prej drejtuesve të këtij klubi. Lajmi që është përhapur fillimisht si thashethem në darkën e të martës, është konfirmuar nga vetë klubi anglez me një lajmërim zyrtar që mbyll 27 vitet e lavdishme të skocezit në drejtimin e kësaj skuadre.

“Trajneri më i suksesshëm në historinë e futbollit anglez do të largohet pas ndeshjes së fundit të sezonit ndaj Uest Bromuiç me 19 maj për t’u bërë pjesë në bordin e klubit të futbollit”, shkruhet në lajmërimin e publikuar sot në faqen ë internetit të klubit anglez, ku ka edhe në deklaratë të shkurtër të vetë teknikut skocez.
“Vendimi për t’u tërhequr është një prej atyre që e kam menduar për një kohë të gjatë dhe tani mendoj se është momenti i duhur. Ishte e rëndësishme për mua të lija një organizim sa më të mirë të mundshëm dhe mendoj se e kam bërë një gjë të tillë. Cilësia e kësaj skuadre që fitoi titullin dhe ekuilibrimi i moshave brenda saj, përputhet me idenë e suksesit në nivelet më të larta për një kohë të gjatë. Duke parë përpara, jam i lumtur që do të marr rolet e Drejtorit dhe Ambasadorit në klub dhe pres me padurim atë që do të sjellë e ardhmja”, ishte deklarata e lëshuar nga tekniku i “djajve të kuq”, i cili me ndeshjen e 19 majit, do të regjistrojë atë numër 1500 në drejtimin kësaj skuadre. Në një periudhë kaq të gjatë, ai ka arritur të fitojë 13 tituj kampion në Angli, 2 Liga Kampionesh, 5 Kupa FA dhe 1 Kupë Kupash.
Ndonëse klubi nuk ka lëshuar asnjë deklaratë zyrtare për zëvendësuesin e tij, mendohet se kandidati më i mundshëm është një tjetër skocez, Devid Mojes, i cili në 11 sezonet e fundit ka drejtuar me sukses Evertonin. Megjithatë, në orët e fundit ka dalë në skenë edhe emri i Zhoze Murinjos, i cili ka ndërprerë bisedimet me Çelsin sapo ka mësuar se Ferguson do të largohet në fund të këtij sezoni.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *