Home / Sport / Zyrtare: Benitez firmos për Napolin!

Zyrtare: Benitez firmos për Napolin!

Rafael Benitez është zyrtarisht trajneri i ri i Napolit. Ashtu siç kishte premtuar, presidenti i skuadrës italiane, Aurelio De Laurentis, ka bërë publik lajmin nëpërmjet rrjetit social Tëitter.

“Rafa Benitez është trajneri i ri i Napolit. Një njeri me eksperiencë të madhe ndërkombëtare. Një lider”, ishte komenti i De Laurentis i cili ka postuar edhe një foto të tijën me Benitez duke shtrënguar duart pas nënshkrimit të akordit mes palëve.
Për trajnerin, që sapo fitoi Europa League me Çelsin, është përgatitur një kontratë dyvjeçare, nga e cila do të përfitojë 3.5 milion euro në sezon dhe do të ketë bonuse të larta në bazë të arritjeve. Ai do të ketë një detyrë të vështirë, të çojë Napolin më para dhe ta kthejë në një konkurrente të mirëfilltë për titullin kampion në Itali, si dhe të drejtojë ekipin në një fushatë të suksesshme në Ligën e Kampioneve.
Benitez tashmë ka filluar të planifikojë merkaton e klubit, pasi me të ardhurat e siguruara nga shitja e mundshme e Edinson Kavanit do të projektohet blerja e 2-3 lojtarëve të tjerë cilësorë për të përforcuar reparte të ndryshme.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *