Home / Sport / Zyrtare: Mazarri është trajneri i ri i Interit!

Zyrtare: Mazarri është trajneri i ri i Interit!

Valter Mazarri është trajneri i ri i Interit. Lajmi është zyrtarizuar pak orë pasi është mësuar se klubi i kishte komunikuar Andrea Stramaçionit shkarkimin nga detyra pas një sezoni për t’u harruar të zikaltërve. Ish-trajneri i Napolit do të fillojë menjëherë punën për të programuar sezonin e ardhshëm dhe ndërhyrjet e domosdoshme në organikën e skuadrës.

“Më vjen keq për Stramaçionin, por Mazarrin e kam përzgjedhur unë personalisht, pasi kishim nevojë për një trajner me eksperiencën e tij”, ishte komenti i Moratit pas zyrtarizmit të emërimit të trajnerit të ri, që ka firmosur një kontratë dyvjeçare.
“Stramaçioni ka talent dhe do të bëhet një prej trajnerëve më të mirë italianë, por ai ka qenë pa fat dhe kishte nevojë që të gjendej në një situatë më të lehtë. Zgjedhja e Mazarrit është bërë me shumë kujdes. Tani do të flasim me trajnerin e ri rreth fushatës së blerjeve dhe shpresat tona janë për t’u kthyer përsëri në nivelet që meriton kjo skuadër. Edhe këtë sezon nuk e nisëm keq, ndërtuam një skuadër për të fituar por më pas ndodhën shumë “katastrofa” që na krijuan kushtet të mos jepnim më të mirën”, ishte deklarata e Moratit.
Tani mbetet të mësohet se cili do të jetë fati i Stramaçionit, me hipotezën më të mundshme atë të kthimit në drejtimin e një skuadre të rinjsh, por këtë radhë në kombëtaret italiane të futbollit.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *