Home / Lajme / Rajon / 13 vjet burg për Grupin e Llapit

13 vjet burg për Grupin e Llapit

7 qershor-Të tre të pandehurit në këtë rast akuzoheshin për urdhërimin dhe marrjen pjesë në rrahjen dhe torturimin e civilëve shqiptarë të Kosovës të cilët gjatë periudhës 1998/1999 ishin ndaluar në mënyrë të kundërligjshme në qendrën e ndalimit në Llapashticë.

Një trup gjykues i përbërë prej gjyqtarëve të EULEX-it dhe të Kosovës i shpalli fajtorë të tre të pandehurit e ‘Grupit të Llapit’ për krime të luftës kundër popullatës civile.

Të tre të pandehurit në këtë rast akuzoheshin për urdhërimin dhe marrjen pjesë në rrahjen dhe torturimin e civilëve shqiptarë të Kosovës të cilët gjatë periudhës 1998/1999 ishin ndaluar në mënyrë të kundërligjshme në qendrën e ndalimit në Llapashticë.

“Trupi gjykues, duke e marrë parasysh një dënim tjetër që ju ishte shqiptuar të pandehurve në tetor të vitit 2009 nga ana e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë dhe që ishte konfirmuar nga ana e Gjykatës Supreme të Kosovës në janar të vitit 2011, vendosi për dënimet e përgjithshme si në vijim: Latif Gashi, 6 vite burgim; Nazif Mehmeti, 3 vite burgim dhe Rrustem Mustafa, 4 vite burgim”, thuhet në komunikatën e EULEX-it.

Rasti ishte ndjekur penalisht nga një prokuror special i Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK).

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *