Home / Lajme / Maqedoni / 27 shtete pjesëmarrëse në festivalin e filmit WATC OUT në Tetovë

27 shtete pjesëmarrëse në festivalin e filmit WATC OUT në Tetovë

19 qershor-Sipas drejtorit të QBB Loja , Bujar Luma ky është edhe një aktivitet nga organizimi i tyre për ndërtimin dhe përmirësimin e infrastrukturës kulturore në qytet.

Në Tetovë prej sot e deri më 22 qershor do të fillojë festivali i dytë filmik Watchout në organizim të Qendrës për bashkëpunim ballkanik. Karakteristikë e festivalit është se projeksionet janë në qiell të hapur në oborrin e Muzeut në rajonin e Tetovës – Muzeu i PKM-së në Tetovë.

Sipas drejtorit të QBB Loja , Bujar Luma ky është edhe një aktivitet nga organizimi i tyre për ndërtimin dhe përmirësimin e infrastrukturës kulturore në qytet.

“Në festivalin vjetor aplikuan autorë me gjithsej 60 filma prej 27 vendeve dhe 5 kontinenteve. Filmat janë me kualitet të shkëlqyer dhe ato janë ndarë në tre kategori: Film serik i shkurtër, dukumentare dhe eksperimentale dhe filma të animuar. Sipas jurisë profesionale treanëtarëshe për film më të mirë dokumentar është emëruar filmi “Revolutionary memories nga Brahman who loved Leila”, nga autorja Farhaz Sharifi nga Irani, filmi më i mirë në kategorinë e filmave eksperimental dhe të animuar është emëruar “Sisters” nga autorja Lea Vidakoviq nga Belgjika dhe në kategorinë e filmave të shkurtër serik për më i mirë është emëruar filmi “Chloe” i Mark – Oliver Komo nga Kanadaja”, tha organizatori i Watchout, Aleksandar Stojanovski.

Ai njoftoi se festivali do të jetë i hapur nesër në orën 20 me filmin The Court nga Shards, të ejnten do të shfaqen dokumentaret, të premten filmat e animuar dhe eksperimental ndërsa festivali do të mbyllet të shtunën me projeksionet e filmave të shkurtër serik dhe me ndarjen e shpërblimeve.

Organizatorët njoftuan se autorja e shpërblyer në kategorinë e filmit më të mirë të animuar dhe eksperimental Lea Vidakoviq nga Belgjika prej të premten do të arrijë në Tetovë.

Jurinë peofesionale për këtë edicion të sivjetshëm të Watchout e përbëjnë aktorja e teatrit dhe teoricientja Ronja Kindlerov nga Gjermania, kritiku artistik nga Tetova, Salajdin Saliu dhe regjisori filmik dhe dekani i Fakultetit për art dramatik nga Shkupi, Llazar Sekullovski.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *