Home / Lajme / Maqedoni / 6 persona të vdekur ne nje aksident automobilistik afer Kumanoves

6 persona të vdekur ne nje aksident automobilistik afer Kumanoves

Gjashtë veta kanë humbur jetën prej të cilëve edhe dy fëmijë në aksidentin që ka ndodhur sot në rrugën Kumanovë – Kriva Pallankë.

Gjashtë veta kanë humbur jetën prej të cilëve edhe dy fëmijë në aksidentin që ka ndodhur sot në rrugën Kumanovë – Kriva Pallankë.

Në këtë tragjedi u shua një familje katëranëtarëshe e cila po udhëtonte me makinën e tipit “BMW”, e cila u përplas me një makinë tjetër të tipit “Pasat” në të cilin po udhëtonin dy viktimat e tjera. Në aksident erdhi kur makina e tipit “Pasat” u përplas në rezervoarin e makinës “BMW” duke shkaktuar shpërthim të fortë nga rezervoari i mbushur me gaz.

Në aksidentin u shua tërë familja nga Shkupi, çifti bashkëshortor L.L, 39 vjeç dhe bashkëshortja e tij, si dhe dy fëmijët e tyre të moshave 4 dhe 6 vjeç.

Gjithashtu nga shpërthimi u fuqishëm humbën jetën edhe dy udhëtarë e tjerë që gjendeshin në makinën tjetër “Pasat”, 50 vjeçari J.L dhe miku i tij me inicialet V.B nga Kumanova, njëri prej të cilëve pjesëtar policie.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke kryer ekspertizën e aksidentit që ndodhi rreth orës 16.45 në fshatin Smilçin në rrugën Kumanovë – Kriva Pallankë, që gjendet disa kilometra në pjesën verilindore të Maqedonisë në afërsi të kufirit me Bullgarinë. (INA)

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *