Home / Lajme / Maqedoni / 7 mijë euro gjobë për organizatorët e lojrave të fatit

7 mijë euro gjobë për organizatorët e lojrave të fatit

Shkup, 27 Qershor – Disa organizatorë të lojërave të fatit edhe krahas obligimit ligjor ende nuk kanë vendosur Sistem kontrollues për informim (SKI), me qëllim të shmangin ndjekjen e të hyrave dhe daljeve reale të përftimeve nga lojërat e fatit dhe parandalimin e tatimpaguesve që të disponojnë me të dhëna për qarkullimin e realizuar në të gjitha njësitë afariste, kanë treguar kontrollet e Drejtorisë për të Ardhura Publike.

Për vendosjen e re të SKI-së, ligji parasheh mbyllje të të gjitha njësive afariste të organizatorit të lojërave të fatit në kohëzgjatje prej 30 ditëve dhe dënim me gjobë prej 7 mijë euro. Dënime të tilla “ka fituar” një organizator nga Shkupi i lojërave të fatit, te i cili të gjitha tre njësitë afariste (klubet e lojërave) janë mbyllur nga tatimorët, informon DAP.

Obligim për SKI kanë 28 organizatorë të lojërave të fatit, me gjithsej 500 njësi afariste, të cilët duhet të jenë 24/7 on-lajn të lidhur me sistemin për informim të DAP-it, për shkak të taksës reale të përfitimeve me dhënie të veçanta prej 20 për qind, e cila paguhet në dallimin e gjithsej pagesave të zbatuara dhe gjithsej përfitimet e paguara nga lojërat e fatit.

Me qëllim të implementimit të obligimit ligjor dhe sistemit të ri të taksës reale të përfitimeve, kontrollet e DAP-it do të vazhdojnë te të gjithë organizatorët e lojërave të fatit. Obligimi për vendosjen e Sistemit kontrollues për informim (SKI) është përshkruar me Ligjin për lojëra të fatit dhe për lojëra argëtuese dhe ka hyrë në fuqi nga 1 janari i vitit 2013.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *