Home / Lajme / Maqedoni / 74 vjet nga leximi i rregullt I Kuranit

74 vjet nga leximi i rregullt I Kuranit

14 qershor-Muftiu i Bashkësisë Fetare Islame në Tetovë Alifekri Efendi Esati tha se themeluesi i kësaj tradite ishte hafizi i mirëmjohur i trevave të Pollogut Merhumi Xhemil ef. Jusufi, i cili duke u nisur nga respekti ndaj Kur-anit a.sh. dhe duke qenë i bindur në thevabin e këndimit të Kur-anit ky hafiz i shquar ndërmorri një hap të këtillë i cili do vazhdojë dekada me radhë në këto treva.

Me rastin e 74 vjetorit të hatmes së rregullt ditore të leximit të Kuranit Kerimit, Muftinia e Bashkësisë Fetare Islame në Tetovë organizoi manifetsim fetar. Manifestimi u mbajt dje pas fa;jes së namazit të Ikindisë në Xhaminë e Sahatit në Tetovë. Muftiu i Bashkësisë Fetare Islame në Tetovë Alifekri Efendi Esati tha se themeluesi i kësaj tradite ishte hafizi i mirëmjohur i trevave të Pollogut Merhumi Xhemil ef. Jusufi, i cili duke u nisur nga respekti ndaj Kur-anit a.sh. dhe duke qenë i bindur në thevabin e këndimit të Kur-anit ky hafiz i shquar ndërmorri një hap të këtillë i cili do vazhdojë dekada me radhë në këto treva. Pas ndërrimit jetë të këtij hafizi, këtë obligim e morri dhe e vazhdoi hafëz Halit efendi Halidi imam i xhamisë së Gamgamit në Tetovë, i cili për realizimin e kësaj detyrë të ndreshme hartoi plan-programin i cili kishtë për detyrë: t’i emroj lexuesit e hatmes brenda vitit kalendarik , t’i caktoj cdo njeriu xhuzin që duhet të lexoj për cdo ditë të mbaj kontrollin mbi lexuesit, t’i zavendsoj me lexues tjerë në rast smundjeje ose vdekje. Duaja e këtyre hatmeve bëhej për cdo ditë prej viteve 1941 deri 1965 pas namazit të iqindisë në xhaminë e Carshisë, kurse pas rënimit të saj në vitin 1965 kjo traditë kaloi në xhaminë e Sahatit ku vazhdon sot e kësaj dite.TV KOHA-Urim HASIPI

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *