Home / Lajme / Maqedoni / Ademi: Qeveria i konfirmoi angazhimet për parqet nacionale

Ademi: Qeveria i konfirmoi angazhimet për parqet nacionale

9 qershor-Ademi theksoi se kompensimet janë të përcaktuara në mënyrë në të cilën nuk do të paraqesin pengesë për qëndrim të dashamirëve të natyrës në parqet nacionale, por përmes tyre në mënyrë simbolike do t’u tregohet vizitorëve se gjenden në hapësira natyrore për të cilat veçanërisht kujdesen shërbime adekuate.

Kompensimet për hyrje dhe qëndrim në tre parqet nacionale në Maqedoni do të shfrytëzohen për përparimin dhe mbrojtjen e tyre, theksoi dje ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Abdilaqim Ademi në konferencën për shtyp, me rastin e sjelljes së vendimeve për përcaktimin e vlerës së kompensimeve për parqet nacionale Mavrovë, Galiçicë dhe Pelister.

“Me këtë lëvizje, Qeveria i konfirmoi angazhimet e parqeve nacionale për vlerësim më të madh të pasurive natyrore të Republikës së Maqedonisë dhe me këtë siguron mjete për mbrojtje edhe më të madhe të tyre. Shpresoj se kompensimet nuk do të kuptohen si pengesë për realizimin e të drejtës së vizitës së parqeve nacionale, por si kontribut personal në mbrojtje të pasurisë natyrore në Republikën e Maqedonisë. Sjellja me përgjegjësi gjatë qëndrimit edhe më tej do të jetë rregull themelor për hyrje në park”, deklaroi Ademi.

Vendimet e marra në pajtim me rregullat pozitive ligjore, saktë i definojnë format dhe kategoritë e kompensimeve të cilat do të duhet të paguhen gjatë hyrjes në parkun nacional, për qëndrim ose për parkim të automjeteve dhe për shfrytëzimin e fryteve të pyjeve në parqet nacionale. Në pajtim me vendimet, nga pagesa e kompensimeve janë të liruar personat të cilët kanë vendbanim në zonën e PN. Me këtë, në zonën e mbrojtjes së natyrës, në mënyrë praktike implementohet parimi “shfrytëzuesi paguan”, ndërsa mjetet e grumbulluara do të shfrytëzohen kryesisht për përparimin dhe mbrojtjen e parqeve nacionale nga të cilat e kanë prejardhjen.

Ademi theksoi se kompensimet janë të përcaktuara në mënyrë në të cilën nuk do të paraqesin pengesë për qëndrim të dashamirëve të natyrës në parqet nacionale, por përmes tyre në mënyrë simbolike do t’u tregohet vizitorëve se gjenden në hapësira natyrore për të cilat veçanërisht kujdesen shërbime adekuate.

Në konferencë për shtyp janë promovuar 7 udhëheqës të rinj profesionalë në mal, të cilët pas trajnimit të kryer sipas UIMLA standardeve, të zbatuara nga ana e Asociacionit të udhëheqësve internacional të Maqedonisë, kanë marrë licenca profesionale.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *