Home / Sport / Agron Xhila sot në ring kundër Marco Heinichen

Agron Xhila sot në ring kundër Marco Heinichen

Sot në palestrën “Impact Gym” në Munih, të Gjermanisë, do të të ngjitet në ring boksieri shqiptar i peshave të rënda Agron Xhila, për tu përballur me boksierin gjerman Marco Heinichen, në një ndeshje që është paraparë të zgjasë 6 raunde, ku Agron Xhila dhe stafi i tij presin edhe një fitore të radhës.

Boksieri shqiptar nga Struga, që jeton dhe vepron në Zvicër, Agron Xhila, (19 ndeshje, 18 fitore (14 KO), 1 disfatë, pa barazim), kampion bote në versionet GBU, IBF, WBO dhe WBC-junior

Marco Heinichen është boksier me shumë përvojë dhe gjatë karrierës së tij ka zhvilluar 42 ndeshje duke shënuar 11 fitore (6 KO), 29 herë ka pësuar (18 KO) dhe dy ndeshje ka barazuar, ka boksuar gjithsejtë 160 raunde që është eksperiencë mjaft e madhe.

Ai është i njohur opinionit botëror të boksit profesionist, për vetë shkakun se më 17 prill të vitit 2010 ka zhvilluar një përballje për titull të kampionit të Evropës kundër Mateusz Masternak në “Bordelandhalle”, Magdeburg, Sachsen-Anhalt, Gjermani, por ka pësuar në raundin e dytë me KO.

Për Agron Xhilën, kjo ngjitje në ring do të jetë një testim i shkallës së përgatitjes së tij për ate që e pret në muajin nëntor në Londër, kur më 30 nëntor në “York Hall, Bethnal Green” në Londër, do të përballet me Hamza Wandera, – (29 ndeshje, 18 fitore (13 KO), 7 disfata (5 KO) dhe 3 ndeshje kanë përfunduar pa fitues-me barazim)-për titullin vakant “World Boxing Foundation cruiserweight“. Kjo ndeshje është paraparë të zhvillohet në 12 raunde, që vetëvetiu flet për rëndësinë që ka për të dy boksierët, e sidomos për boksierin shqiptar Agron Xhila.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *