Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti i filloi takimet në MPJ-në gjermane në Berlin

Ahmeti i filloi takimet në MPJ-në gjermane në Berlin

14 qershor-Vonesat drejt arritjes së kompromisit rrezikojnë hapjen e problemve tjera dhe krijimin e ndasive midis komuniteteve, por njëkohësisht vëjnë në pyetje të gjitha të arriturat në Maqedoni pas Marrëveshjes së Ohrit, që janë të arritura të përbashkëta ku Gjermania ka luajtur një rol të rëndësishëm.

Delegacioni i Bashkimit Demokratik për Integrim, i udhëhequr nga kryetari, Ali Ahmeti ka filluar sot vizitën zyrtare në Berlin të Gjermanisë me takim në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë ku është pritur nga Drejtori Politik i Ministrisë, Hans-Diter Lukas, dhe stafi i tij.

Lukas i uroi mirësardhje delegacionit të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera midis Maqedonisë dhe Gjermanisë. Ai shprehu interesimin e Gjermanisë për procesin integrues të Maqedonisë në NATO, zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, marrëdhëniet ndëretnike, gjendjen e mediave si dhe dialogun midis partive politike.

Gjermania parezervë mbështet integrimin e Maqedonisë dhe të rajonit në strukturat EuroAtlantike dhe njëkohësisht nxit Maqedoninë që të vijoj reformat si dhe të zbatoj Marrëveshjen e Ohrit.

Kryetari Ahmeti falëminderoi Lukas ër kohën e ndarë dhe njohtoi bashkëbiseduesin mbi zhvillimet politike në Maqedoni duke u përqëndruar në çështjen e emrit si problem kyç që qëndron midis vendit dhe anëtarësimit në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Ahmeti kërkoi ndihmën e drejtpërdrejt të Gjermanisë në tejkalimin e kësaj çështjeje të ndishme që do të mundësojë më pas edhe relaksimin e marrëdhënieve ndëretnike, por do te sigurojë paqën e qëndrueshme, stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik. Lideri Ahmeti theksoi nevojën që vendet e Bashkimit Evropian në bashkëpunim me SHBA ta ndihmojnë procesin e udhëhequr nga ndërmjetësuesi z. Metju Nimic, pasi që tani është koha më e mirë për zgjidhje.

Vonesat drejt arritjes së kompromisit rrezikojnë hapjen e problemve tjera dhe krijimin e ndasive midis komuniteteve, por njëkohësisht vëjnë në pyetje të gjitha të arriturat në Maqedoni pas Marrëveshjes së Ohrit, që janë të arritura të përbashkëta ku Gjermania ka luajtur një rol të rëndësishëm.

Lukas tha që Maqedonia e ka vendin në NATO dhe BE dhe që Gjermania angazhohet për krijimin e parakushteve që ky synim i përbashkët të realizohet sa më parë. (INA)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *