Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti: Integrimi u bën mirë marrëdhënieve ndëretnike

Ahmeti: Integrimi u bën mirë marrëdhënieve ndëretnike

24 qershor-“Avancimi i procesit integrues të vendit ndikon edhe mbi marrëdhëniet ndëretnike dhe Marrëveshjen e Ohrit si të arritura kapitale të pas vitit 2001, që presin rrumbullakim me anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE. Ky është vullneti i jonë sepse sjell perspektivë për vendin dhe rajonin dhe mundëson zhvillimin ekonomik”, citohet Ahmeti.

Në vigjilje të takimit vjetor të Këshillit Permanent të OSBE në Vjenë, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka pritur në takim ambasadorin e OSBE në Maqedoni, Ralf Bret. Ahmeti dhe Bret kanë diskutuar rreth shumë çështjeve të interesit të ndërsjellë, përfshirë integrimet euroatlantike të Maqedonisë, kontestin e emrit, marrëdhëniet ndëretnike, Marrëveshjen e Ohrit, zgjedhjet në Shqipëri, marrëveshja Kosovë-Serbi, etj. Ambasadori Bret thuhet të ketë shprehur interesim për udhëtimet e Ahmetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Gjermani, si dhe takimet intensive me përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar. Siç njofton BDI, Ahmeti ka elaboruar nevojën për arritjen e kompromisit midis Maqedonisë dhe Greqisë mbi çështjen e emrit, si një parakusht për integrim të vendit në NATO dhe fillim të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në këtë frymë, Ahmeti ka nënvizuar urgjencën e përqendrimit të përpjekjeve të të gjitha forcave vendore dhe ndërkombëtare drejt zgjidhjes së kontestit dhe uljes së palëve në tavolinë për të biseduar mbi propozimin e fundit të Nimic.
“Avancimi i procesit integrues të vendit ndikon edhe mbi marrëdhëniet ndëretnike dhe Marrëveshjen e Ohrit si të arritura kapitale të pas vitit 2001, që presin rrumbullakim me anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE. Ky është vullneti i jonë sepse sjell perspektivë për vendin dhe rajonin dhe mundëson zhvillimin ekonomik”, citohet Ahmeti.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *