Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti takon shefin e zyrës së NATO-s në Maqedoni

Ahmeti takon shefin e zyrës së NATO-s në Maqedoni

11 qershor-Shefi i Zyrës së NATO-s në Maqedoni falënderoi kryetarin Ahmeti për kontributin dhe mbështetjen e pa rezervë të tij për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe e përshëndeti rolin konstruktiv të BDI-së në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend dhe në rajon”, thuhet në kumtesën e BDI-së.

Nevoja për anëtarësimin urgjent të Maqedonisë në NATO ka qenë tema kryesore e takimit mes kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti dhe shefit të Zyrës së NATO-s në Maqedoni, Aleksandar Aleksandrov. Në një kumtesë të BDI-së njoftohet së Ahmeti në këtë takim ka falënderuar Aleancën veriperëndimore për kontributin e dhënë në vitet e kaluara për paqen dhe stabilitetin në Maqedoni dhe Ballkan. “Në këtë takim miqësor dhe me mirëkuptim të ndërsjellë, u diskutua rreth aktualiteteve politike në vend si dhe për urgjencën e integrimit të Maqedonisë në NATO. Shefi i Zyrës së NATO-s në Maqedoni falënderoi kryetarin Ahmeti për kontributin dhe mbështetjen e pa rezervë të tij për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe e përshëndeti rolin konstruktiv të BDI-së në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend dhe në rajon”, thuhet në kumtesën e BDI-së. më tej theksohet se bashkëbiseduesit njëzëri u dakorduan për nevojën urgjente të zgjidhjes së çështjes së emrit dhe të anëtarësimit të vendit në NATO. “Kontesti për emrin e vendit me fqiun jugor duhet të tejkalohet sa më parë në mënyrë që vendi të anëtarësohet në NATO. Shefi i NATO-s për Maqedoni theksoi që Aleanca po i përcjell proceset në Maqedoni me kujdes dhe i mirëpret të gjitha përpjekjet, në mes tjerash edhe atë të BDI-së dhe kryetarit Ahmeti për integrim sa më të shpejtë të vendit në Aleancën Veri-Atlantike”, thuhet më tej në kumtesë. Të dy bashkëbiseduesit janë dakorduar se anëtarësimi i Maqedonisë në NATO do të ndihmojë për prosperitetin e vendit si dhe do të kontribuojë në stabilizimin e rajonit. Gjatë takimit gjithashtu janë diskutuar tema të tjera politike vendore dhe marrëdhëniet në rajonin e Ballkanit.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *