Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti uron Zaevin: Shpresoj në kontributin tuaj (VIDEO)

Ahmeti uron Zaevin: Shpresoj në kontributin tuaj (VIDEO)

04 Qershor – Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka përgëzuar kreun e ri të LSDM-së, Zoran Zaev, për zgjedhjet e tij në Kongresin e së dielës.

Duke i shprehur atij urimet në emrin personal dhe të të gjithë BDI-së, Ahmeti shkruan se “zgjedhja juaj me me shumicë të theksuar të votave do të kontribuojë në qasjen konstruktive të LSDM drejt forcimit të demokracisë në Maqedoni, ndërtimit të marrëdhënieve të shëndosha ndëretnike, dialogut politik midis veprimtarëve politik si dhe zgjidhjes së çështjeve kyçe për Maqedoninë që paraqiten si pengesë drejt anëtarësimit në NATO dhe marrjes së datës për fillim të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian”.“Zgjedhja juaj në krye të forcës më të madhe opozitare në vend vjen në një periudhë shumë të rëndësishme për vendin tonë, vendimtare për ardhmërinë më të mirë të përbashkët të qytetarëve tanë, andaj dhe jam i bindur që do të jepni kontribut drejt arritjes së konsensusit dhe konstruktivitetit të të gjitha partive politike në Maqedoni për largim përfundimtar të pengesës që qëndron mes nesh dhe Brukselit”, shkruan Ahmeti në telegram.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *