Home / Lajme / Maqedoni / Aksident afër Tearcës, pesë të lënduar (VIDEO)

Aksident afër Tearcës, pesë të lënduar (VIDEO)

Tetovë, 29 Qershor – Në aksident më rëndë është lënduar bashkëudhëtarja E.K. (25) nga Tearca e cila ka thyer kockën kyçe dhe për shkak se ka qenë shtatzënë është mbajtur për kurim në Spitalin e Tetovës. Në kurim janë mbajtur edhe tre persona femra nga Sllatina, ndërsa njëra bashkëvendase e tyre pas ndihmës së dhënë mjekësore është lëshuar në mjekim shtëpiak.

Pesë persona janë lënduar në aksidentin e trafikut që ndopdhi mbrëmë në orën 21:30 në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë në Tearcë.

Siç informoi zëdhënësi i SPB Tetovë Marjan Josifovski në aksident kanë marrë pjesë dy automjete, “ford” i drejtuar nga A.E. (44) nga Sllatina dhe “opel astra” i drejtuar nga R.S. (28) nga Jegunoci, si dhe furgon “tranzit” i drejtuar nga B.K. (28) nga Treboshi.

Në aksident më rëndë është lënduar bashkëudhëtarja E.K. (25) nga Tearca e cila ka thyer kockën kyçe dhe për shkak se ka qenë shtatzënë është mbajtur për kurim në Spitalin e Tetovës. Në kurim janë mbajtur edhe tre persona femra nga Sllatina, ndërsa njëra bashkëvendase e tyre pas ndihmës së dhënë mjekësore është lëshuar në mjekim shtëpiak.

Ekspertizë në vendin e aksidentit ka kryer ekip i Stacioni policor për siguri në komunikacionin rrugor Tetovë dhe punohet në zbulimin e arsyeve për aksidentin.

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *