Home / Lajme / Maqedoni / Aksident i rëndë hekurudhor në Tetovë.Katër të lënduar

Aksident i rëndë hekurudhor në Tetovë.Katër të lënduar

22 qershor-Sipas burimeve policore, treni me numër 662 që drejtohej nga R.S 54 vjeçar, që qarkullonte në relacionin Shkup-Tetovë-Kërçovë, është pëplasur me një veturë të tipit Seat Cordoba, e drejtuar nga 46 vjeçari M.A nga Tetova, ndryshe taksi veturë. Gjatë aksidentit lëndime ka marrë drejtuesi I auto-veturës, bashkëudhtarët F.A dhe S.A që të dy të lindur në vitit 1995, të cilët pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin Klinik të Tetovës, janë dërguar për në klinikat e Shkupit.
Ndërkohë, Sh.A e lindur 1968 pas marrjes së ndihmës së parë në Tetovë është lëshuar për kurim shtëpiak.

Aksident I rëndë ka ndodhur në ikalimin hekurudhor në afërsi të fabrikës së Teteksit, në rrugën Tetovë-Falisht –Strimnicë.
Aksidenti ka ndodhur në orën 18.05 minuta, kurse lëndime kanë marrë katër persona, prej të cilëve tre janë dërguar në Shkup, dhe një pas marrjes së ndihmës së parë është lëshuar për kurim shtëpiak, njofton Televizioni Koha.

Sipas burimeve policore, treni me numër 662 që drejtohej nga R.S 54 vjeçar, që qarkullonte në relacionin Shkup-Tetovë-Kërçovë, është pëplasur me një veturë të tipit Seat Cordoba, e drejtuar nga 46 vjeçari M.A nga Tetova, ndryshe taksi veturë. Gjatë aksidentit lëndime ka marrë drejtuesi I auto-veturës, bashkëudhtarët F.A dhe S.A që të dy të lindur në vitit 1995, të cilët pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin Klinik të Tetovës, janë dërguar për në klinikat e Shkupit.
Ndërkohë, Sh.A e lindur 1968 pas marrjes së ndihmës së parë në Tetovë është lëshuar për kurim shtëpiak, njofton Televizioni Koha.

Ndërkaq pas aksidentit në vendngjarje kanë dalur eklipet e SPB-së në Tetovë, gjykatësi hetues dhe prokurori publik të cilët vërtetojnë shkaqet e këtij aksidenti.

Duhet theksuar se në këtë kalim hekurudhor dhe në vendkalimet e tjera nuk ka shenja vertikale paralajmëruese se ka kalim hekurudhor. Poashtu në këtë vend mungon edhe barriera e cila në kohën kur kalon treni kalimi është I ndaluar. Këto janë arsyet që në këtë vend ndodhin shumë aksidente, transmeton Tv Koha.

Vitin e kaluar jetën në kalimin hekurudhor në fshatit Sedllarc jetën e humbi një i ri.Përkundër fatkeqësive të shpeshta organet kompetente nuk ndërmarrin masa.Qytetarët të revoltuar që sot ndodheshin në vendin tragjik e që në këtë ruge frekuentojnë çdo ditë thanë se nëse nuk ndërmeret asnjë masë parandaluese ata do të bllokojnë këtë kalim dhe nuk do të lejojnë qarkullimim e trenit i cili qarkullon dy apo tre herë në ditë në relacionin Shkup- Kërçovë dhe anasjelltas.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *