Home / Lajme / Maqedoni / Aksident i rëndë në Strugë, humbë jetën 24 vjeçarja

Aksident i rëndë në Strugë, humbë jetën 24 vjeçarja

29 qershor-Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21.00, kur viktima me inicialet E.S, 24 vjeç është përplasur nga një makinë e tipit “Fiat Punto” në afërsi të pikës së karburantit “Makpetrol” dhe të “Shoqatës së vozitësve”.

Një kalimtare e rastit ka ndërruar jetë mbrëmë në Strugë, si pasojë e përplasjes së saj me një veturë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21.00, kur viktima me inicialet E.S, 24 vjeç është përplasur nga një makinë e tipit “Fiat Punto” në afërsi të pikës së karburantit “Makpetrol” dhe të “Shoqatës së vozitësve”.

Makina drejtohej nga Omer.S, 27 vjeç nga Labunishta. Sektori i Punëve të Brendshme në Strugë informoi se viktima menjëherë ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *