Home / Lajme / Maqedoni / Aksion pastrimi në Tetovë

Aksion pastrimi në Tetovë

14 qershor- Në kuadër të këtij akcioni duhet të vendosen edhe shporta për mbeturina në rrugët qendrore të qytetit. Ky akcion do të zhvillohet në bashkëpunim me ndërmarrjen publike për pastrim,Ministrinë e ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor OJQ-të, shkollat dhe të gjithë qytetarët e Tetovës.

Me 15 qershor, 2013 duke filluar në orën 05:00, komuna e Tetovës organizon akcionin“Pastrimi i Tetovës“,Ky akcion ka për synim për pastrimin e përgjithshëm të qytetit duke përfshier ambientet e hapësirave publike, rrugëve, parqeve, oborreve të institucioneve, lumit Shkumbin dhe deponive të egra në zonat periferike të qytetit, mbjellen e drunjëve, luleve, revitalizimin e hapësirave të gjelbra , shëndrimin e tyre në parqe të vogla për çlodhje dhe kënde për fëmijë. Në kuadër të këtij akcioni duhet të vendosen edhe shporta për mbeturina në rrugët qendrore të qytetit. Ky akcion do të zhvillohet në bashkëpunim me ndërmarrjen publike për pastrim,Ministrinë e ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor OJQ-të, shkollat dhe të gjithë qytetarët e Tetovës.

Për shkak të gjendjes së rëndë financiare të komunës ky akcion do të zhvillohet në disa etapa duke filluar me akcionin e pare që do të ndodh të shtunën me 15 qershor 2013.(Urim HASIPI)

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *