Home / Lajme / Maqedoni / Aksion për pastrimin e Tetovës

Aksion për pastrimin e Tetovës

16 qershor-Në këtë aksion morën pjesë edhe ministra dhe shoqata joqeveritare. Aksionet e këtilla të pastrimit të qytetit do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Kryetarja e Tetovës Teuta Arifi tha se mesazhi drejtuar Tetovarëve është që secili të kujdeset për pastërtinë dhe mirëmbajtjen e hapësirave në qytet. Ky aktivitet do përfshijë edhe hapësira të tjera të qytetit të Tetovës, por për shkak të krizës në të cilën gjendet komuna, aksioni është ndarë në tri faza.

Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi bashkë me punëtorët e Ndërmarrjes Publike dhe administratën komunale, sot për herë të dytë ka përveshur mëngët për të pastruar dhe mbjellë lule në bulevardet kryesore të qytetit.

Në këtë aksion morën pjesë edhe ministra dhe shoqata joqeveritare. Aksionet e këtilla të pastrimit të qytetit do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Kryetarja e Tetovës Teuta Arifi tha se mesazhi drejtuar Tetovarëve është që secili të kujdeset për pastërtinë dhe mirëmbajtjen e hapësirave në qytet. Ky aktivitet do përfshijë edhe hapësira të tjera të qytetit të Tetovës, por për shkak të krizës në të cilën gjendet komuna, aksioni është ndarë në tri faza.

“Sot e përfunduam fazën e parë të aksionit për një Tetovë më të pastër, e cila nënkuptonte larjen e bulevardeve kryesore rregullimin dhe adaptimin e pjesëve me gjelbërim në sheshin e qytetit disa rretheve dhe hapësirave tjera që janë të rëndësishme që duhet të ruhen dhe mirëmbahen. Ne kemi buxhetuar nga na e mjeteve tona aq sa kemi vlerësuar dhe për këtë arsye e kemi bë ndarjen në disa faza sepse mendojmë se do na duhen më tepër mjete për të arritur ta harmonizojmë por edhe të mbjellim më tepër gjelbërim në pjesë të ndryshme”, tha Teuta Arifi, kryetare e komunës së Tetovës.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *