Home / Lajme / Maqedoni / Aksion policor kundër tregtisë me duhan, arrestohen 17 persona

Aksion policor kundër tregtisë me duhan, arrestohen 17 persona

24 qershor-Bëhet fjalë për “mafinë e duhanit” e cila në dy tre vitet e fundit ka bërë tregti ilegale me cigare duke transportuar nga Kosova dhe Shqipëria. Më pas duhanin e kanë deponuar në Shkup dhe vende tjera të Maqedonisë në afërsi të kufirit me Bullgarinë ku më pas i kanë shitur.

Një aksion të madh policor të ndërmarrë sot në orët e mëngjesit në qytetin e Shkupit, Tetovës dhe në tërë Maqedoninë Lindore janë arrestuar 17 persona, ndërsa janë edhe disa tjerë në ndjekje. Bëhet fjalë për “mafinë e duhanit” e cila në dy tre vitet e fundit ka bërë tregti ilegale me cigare duke transportuar nga Kosova dhe Shqipëria. Më pas duhanin e kanë deponuar në Shkup dhe vende tjera të Maqedonisë në afërsi të kufirit me Bullgarinë ku më pas i kanë shitur.

Aktualisht po bëhet aksion në më shumë objekte dhe është konfiskuar një sasi e madhe e cigareve.

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *