Home / Lajme / Maqedoni / Aksioni ‘Filter’, MPB: Cigaret transportoheshin ilegalisht në Bullgari (VIDEO)

Aksioni ‘Filter’, MPB: Cigaret transportoheshin ilegalisht në Bullgari (VIDEO)

Shkup, 25 Qershor – Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka ngritur kallëzime penale ndaj 17 personave të arrestuar ditën e djeshme, të dyshuar se janë të përfshirë në një rrjet kontrabande të cigareve.

MPB është prononcuar zyrtarisht sot për herë të parë lidhur me aksionin e djeshëm, të koduar si “Filter”, duke dhënë detaje nga hetimet paraprake, që i bën të dyshuar gjithsej 20 persona, tre nga të cilët janë të pakapshëm për organet.

Ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska, ka informuar në një konferencë për shtyp, se bëhet fjalë për një strukturë të organizuar e përbërë prej 19 shtetasve të Maqedonisë dhe 1 të Bullgarisë, të cilët kishin tregtuar ilegalisht me cigare nga shtatori i vitit 2010 dhe deri në shtator të vitit 2011.

Brenda kësaj periudhë, ky grup kriminal dyshohet se ka organizuar gjithsej 20 transporte të cigareve, nga Maqedonia në Bullgari.

Cigaret dyshohet se kanë hyrë ilegalisht nga Shqipëria e Kosova, më pas janë magazinuar në depo në Shkup dhe në afërsi të kufirit me Bullgarinë, për t’u transportuar më pas drejt fqinjit lindor.

Mosha e të arrestuarve sillet nga 25 deri 60 vjeç, dhe ata vijnë nga Tetova, Shkupi, Kriva Pallanka, Strumica, Berova, Dellçeva.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *