Home / Lajme / Rajon / Aleanca e Majtë 85 deputetë, Aleanca e Djathtë 55

Aleanca e Majtë 85 deputetë, Aleanca e Djathtë 55

26 Qershor – Në Tiranë, e majta ka arritur të sigurojë edhe mandatin e 19-të, siç pritej, një mandat i cili kalon në favor të PS-së me 16 në total, duke e rritur avantazhin në rang kombëtar në 85 me 55 kundrejt së djathtës.

Ky ndryshim u diskutua edhe gjatë transmetimit të emisionit “Shqipëria Vendos” me Sokol Ballën, ku sipas projeksionit ky mandat do të mbrohet në fund me mbi 2000 vota në favor të së majtës. Kujtojmë se ky mandat i hiqet Dogjanit, ish-deputetit socialist, i cili kandidon nën siglën e PD-së në këto zgjedhje.

Ndërkohë, numërimi është bllokuar sërish këtu në Tiranë, në të gjitha KZAZ-të e mbetura, përfshi njësinë 5 dhe shkollën “Bajram Curri”, pas largimit të numëruesve të PD-së me të njëjtin justifikim: lodhjen.

Votat e Librazhdit dhe Prrenjasit, nuk ndryshuan numrin e mandateve të paracaktuar në Qarkun e Elbasanit. Në përfundim të tyre, numri i mandateve është në ndarë në 8 me 6 në favor të koalicionit të majtë. Në Librazhd ka patur incidente në sallën e numërimit, ku një grup i deputetit Luçiano Boci ka kërkuar që të futet në grupet e numërimit, proces i cili u ndërpre dhe dolën jashtë gjithë vëzhguesit, duke lënë brenda sallës vetëm dy prej tyre.

Mandati i 4 në Kukës zgjidhet nga KQZ

Mandati i katërt në qarkun e Kukësit mbetet ende i paqartë. Kryetari i Degës së Partisë Demokratike në Kukës deklaroi pak më herët se koalicioni i djathtë në këtë qark ka marrë 3 mandate dhe ai i majtë 1 dhe jo sipas pasqyrimit të KQZ-së, në fund të numërimit për një ndarje të barabartë 2 me 2.

Nga vetë KQZ është njoftuar se ka pasur një gabim njerëzor në hedhjen e rezultateve. Te të dhënat e hedhura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në proceverbal nuk është reflektuar tabela 28, por është hedhur dy herë tabela 29. 110 vota për koalicionin e djathtë nuk janë reflektuar. Të treja palët, PD, PS dhe LSI, e pranojnë që ka një gabim në proceverbal, duke mos reflektuar në projeksionin përfundimtar tabelën 28 për Kukësin, një gabim që ka bërë të jenë 110 vota më pak në koalicionin e djathtë.

Për këtë problem duket se palët kanë rënë dakord, që të presin mbledhjen e KQZ gjatë paradites së të ditës së mërkurë, duke shqyrtuar të gjitha procesverbalet dhe duke i hedhur nga e para, një për një. Gjasat janë që të ketë një ndryshim në qarkun e Kukësit, pra mandatet të kthehen në 3 me 1 për koalicionin e djathtë.

***

Numërimi i votave në të gjithë vendin tashmë po shkon drejt fundit, përfshi Tiranën, ku ritmet janë shpejtuar dhe tashmë mbeten edhe rreth 200 kutitë e fundit për t’u numëruar.

Në Korçë, Vlorë, Dibër, Kukës, Gjirokastër dhe së fundmi në Elbasan numërimet janë mbyllur të gjitha dhe në qarqet e tjera, mbeten vetëm pak kutitë e fundit.

Ne Fier rezultati i deritanishem vazhdon te jete 11 me 5 mandate, ndersa ne Gjirokaster, nga 5 mandate, Partia Demokratike ka marre vetem 1.

Ne Berat raporti eshte 6 me 2, ne Vlore 8 me 4, ne Durres konfirmohet 7 me 6, ne Lezhe 4 me 3, ne Diber 3 me 3 ndersa ne Korce, numerimi eshte mbyllur perfundimisht me rezultatin 7 me 5.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *