Home / Lajme / Maqedoni / Ali Ahmeti për vizitë në Gjermani

Ali Ahmeti për vizitë në Gjermani

12 Qershor – Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti prej sot ka udhëtuar në Gjermani, në kuadër të një vizite zyrtare dhe takime me zyrtarë të lartë të administratës shtetërore gjermane.

Sipas agjendës së paraparë, Ahmeti i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Musa Xhaferri dhe nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti do të takohen me drejtorin politik të Ministrisë së jashtme gjermane, Dr. Hans-Dieter Lucas, shefin e sektorit për politikë të jashtme të kabinetit të kancelares, Angela Merkel.

Nga BDI theksojnë se vizita është vazhdimësi e përpjekjeve të kësaj partie për të nxitur përparim në procesin integrues të vendit në NATO dhe në BE. Vizita në Berlin vjen pas asaj në SHBA.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *