Home / Sport / “Alo, jam Murinjo!”, trajneri u telefonon lojtarëve

“Alo, jam Murinjo!”, trajneri u telefonon lojtarëve

Zhoze Murinjo ka filluar të kontaktojë të gjithë lojtarët që do të ketë në dispozicion në sezonin e ardhshëm në drejtimin e Çelsit. Sipas asaj që kanë mësuar mediat britanike, trajneri portugez ka folur deri tani me mesfushorët Ramires dhe Kevin De Bryn, dy nga emrat që me sa duket po kërkon të përfshijë sa më shumë në planet e tij për të ardhmen.

Ramires pranoi se Murinjo i kishte thënë në telefonatën e tij se ishte munduar ta blinte gjatë periudhës kur drejtonte Interin dhe Real Madrid, por pa sukses. “Po pres me padurim të filloj punën me Murinjon. Më ra telefoni pak kohë më parë dhe ishte pikërisht ai që më telefononte”, tha lojtari për “Globo Esporte”. “Më bëri surprizë, folëm shumë dhe ai më tha gjëra të këndshme. Ai më tha që më kishte kërkuar kur ishte te Inter dhe Real, ndërsa tani ishte i lumtur që unë isha pjesë e Çelsit. Kjo më bëri të lumtur dhe i thashë se mund të ketë besim të plotë te unë. Unë do të bëj maksimumin ta ndihmoj që të jetë fitues në ciklin e ri në këtë klub. Isha shumë i lumtur të punoja me të dhe tani jam edhe më i motivuar pasi zbulova se ai dëshiron të punojë me mua. Mendoj se do të kalojmë një sezon të shkëlqyer”, tha braziliani.
Ndërkohë, telefonatën e De Bryun e konfirmoi menaxheri i tij, i cili zbuloi se mesfushori ishte bindur të rrinte në Londër, pasi trajneri i kishte thënë se kishte nevojë për shërbimet e tij.
“Murinjo i telefonoi Kevin duke i shpjeguar situatën në klub. Kuptohet që nuk mori asnjë garanci për minutazhin në lojë, tani është në dorën e Kevin të provojë vlerat e tij te Çelsi, siç ka bërë në 18 muajt e fundit të Genk apo Verder Bremen”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *