Home / Sport / Alvesh: Neimar do të konkurrojë Mesin për “Topin e Artë”

Alvesh: Neimar do të konkurrojë Mesin për “Topin e Artë”

Mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alvesh, beson se blerja e re e klubit të tij, Neimar, do të jetë një konkurrent i fortë i Lionel Mesit në luftën për të siguruar “Topin e Artë”. Futbollisti kaloi të hënën në radhët e skuadrës katalanase pasi u ble për 57 milion euro dhe Alvesh mendon se 21 vjeçari shumë shpejt do të kthehet në një nga emrat më të njohur të futbollit evropian.

“Që të bëhesh më i miri, fillimisht duhet të jesh i përulur dhe unë e di që Neimar e ka këtë cilësi. Jam i sigurt se në të ardhmen do të jetë shumë e vështirë të zgjedh mes Neimar dhe Mesi në garën për “Topin e Artë”. Por ai e di mirë se sa shumë punë duhet para se të fitojë aq shumë trofe sa Leo”, tha Alvesh, një nga personat që ka nxitur vazhdimisht sulmuesin t’i bashkohej katalanasve gjatë merkatos.
Mbrojtësi u ka kujtuar gazetarëve se nuk është e drejtë që të priten mrekulli nga Neimar dhe që ai të kritikohet por paraqitjet me kombëtaren, pasi futbollisti është vetëm 21 vjeç.
“Mendoj se sot është e padrejtë të hedhësh të gjitha përgjegjësitë mbi Neimar, i cili është vetëm 21 vjeç. Trysninë e paraqitjeve të kombëtares duhet ta ndajmë të gjithë”, tha ai.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *