Home / Lajme / Maqedoni / Ambasada e SHBA-ve bashkënikoqire e Forumit për energji

Ambasada e SHBA-ve bashkënikoqire e Forumit për energji

10 qershor-
Forumi, nikoqirë të së cilit do të jenë Ambasada e SHBA-ve dhe Analitika, do të bashkojnë në një vend përfaqësues të Qeverisë së Maqedonisë, misioneve diplomatike, bizneseve, komunitetit akademik, dhe shoqërisë civile për të diskutuar çështje për energjinë nga perspektiva gjeopolitike dhe ekonomike.

Ambasadori i SHBA-ve Paul D. Wohlers nesër do të hap forumin “Strategjia për energji, siguria dhe gazifikimi në Maqedoni dhe në rajon”. Fjalim hyrës do të mbajnë edhe shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian (BE), ambasadori Aivo Orav, dhe kryetari i think-tenkut Analitika, Sani Demiri.

Forumi, nikoqirë të së cilit do të jenë Ambasada e SHBA-ve dhe Analitika, do të bashkojnë në një vend përfaqësues të Qeverisë së Maqedonisë, misioneve diplomatike, bizneseve, komunitetit akademik, dhe shoqërisë civile për të diskutuar çështje për energjinë nga perspektiva gjeopolitike dhe ekonomike.

“Diskutimet do të zhvillohen në tre panele për temat në vijim: Strategji rajonale për energji – konceptet dhe sfidat; Gazifikimi në Maqedoni dhe në Ballkan – politika, biznesi dhe infrastruktura; dhe Siguria energjike në Maqedoni dhe në Ballkan – strategji, shumëllojshmëri dhe parashikim. Diskutimet pritet të përmirësojnë njohuritë e pjesëmarrësve për çështjet mbi energjinë në Maqedoni dhe në Ballkan, dhe të ndihmojnë ata që të kuptojnë interesat e palëve të përfshira në këto çështje”, theksohet në njoftimin e ambasadës amerikane. (INA)

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *