Home / Lajme / Maqedoni / Ambasadori suedez në shënjestër të mediave maqedonase, akuzohet si lobues i shqiptarëve

Ambasadori suedez në shënjestër të mediave maqedonase, akuzohet si lobues i shqiptarëve

9 qershor-Sipas një portali “Republika”, personi protagonist po mendon që të ngrejë aktpadi kundër ambasadorit Valund, që siç thuhet më parë ka qenë ambasador në Shqipëri dhe konsiderohet si përkrahës i fuqishëm i shqiptarëve në rajon.

Ambasadori suedez në Maqedoni, Lars Valund me përfundimin e mandatit të tij të ambasadorit është vënë në qendër të kritikave dhe akuzave, për shkak se në ceremoninë e organizuar lamtumirëse, kishte veshur një qytetar të zakonshëm me maskë duke simbolizuar Prometheun, i cili në dorë mbante edhe një shishe birre.

Por, ky veprim ka bërë që mediat maqedonase të reagojnë kundër këtij akti, dhe se me këtë është nxitur edhe personi protagonist i maskuar që të ngrejë aktpadi kundër ambasadorit Valund.

Sipas një portali “Republika”, personi protagonist po mendon që të ngrejë aktpadi kundër ambasadorit Valund, që siç thuhet më parë ka qenë ambasador në Shqipëri dhe konsiderohet si përkrahës i fuqishëm i shqiptarëve në rajon.

Siç përshkruajnë këto media, personi protagonist që është njohur më pas nga shumë pjesëmarrës në ceremoni është ndjerë i turpëruar dhe ishte kritikuar nga pjesëmarrësit. Ai ka thënë se gjoja ishte manipuluar për këtë veprim nga ana e ambasadës. Ambasada suedeze nuk ka komentuar këto sulme të mediave dhe se siç mësohet atmosfera ka qenë festive organizuar për ambasadorin në ikje Lars Valund.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *