Home / Lajme / Maqedoni / Ambasadori Uollers vizitë në kompaninë Ecolog (VIDEO)

Ambasadori Uollers vizitë në kompaninë Ecolog (VIDEO)

Tetovë, 27 Qershor – Ambasadori amerikan Poll Uollers të enjten ka qëndruar për vizitë në kompaninë Ekolog në Tetovë ku është pritur nga numri një i kësaj kompanie Lazim Destani.

Në ndërkohë përgjegjësi për çështje ekonomike në këtë kompani akademiku Abdylmenaf Bexheti, ambasadorit amerikan i ka bërë edhe një prezantim për punën e kësajë kompanie dhe sukseset e aritura në tregun ndërkombëtar dhe atë vendor. Pronari i kompanisë Ekolog Lazim Destani tha se “ne si kompani kemi një bashkëpunim të mirë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe besoj se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen dhe besoj se tash e tutje do të kemi një bashkëpunim edhe me ambasadën amerikane në Maqedoni”, tha Destani. Ndërsa ambasadori amerikan Poll Uollers, tha se “unë jam i impresionuar për atë arrituar e kësaj kompanie dhe kjo që bashkë sot e shohim është vetëm një pjesë e kësaj kompanie gjigante. Kompanisë Ekolog i dëshiroj sukes në të ardhmen” tha ambasadori amerikan Poll Uollers.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *