Home / Sport / Ançeloti drejt Realit bashkë me Pirlon e Kavanin!

Ançeloti drejt Realit bashkë me Pirlon e Kavanin!

Real Madrid po bëhet gati të bëjë dy lëvizje të bujshme në merkaton e verës, duke siguruar Edinson Kavanin nga Napoli dhe Andrea Pirlon nga Juventus, dy lojtarët që ka kërkuar me ngulm Karlo Ançeloti për të pranuar ofertën e madrilenëve.

Ndonëse PSZH po “mban peng” trajnerin italian, ky i fundit është i bindur se do të kaloje të Reali, aq sa ka planifikuar merkaton verore të klubit me lojtarë që i përshtaten idesë së tij për lojën e skuadrës.
Për të marrë Kavanin, ai ka udhëzuar madrilenët që të bëjnë maksimumin, duke përfshirë në ofertë edhe Higuain nëse Napoili do të pranojë. Diskutimet kanë filluar vetëm dy ditë më parë, por palët janë të interesuara që ky transferim i ndërsjellë të zhvillohet dhe gjithçka mund të shkojë drejt zyrtarizimit.
Por ajo që bën bujë më shumë është se madrilenët po bëhen gati të kërkojnë zyrtarisht Andrea Pirlon nga Juventusi, lojtarin të cilin Karlo Ançeloti ka cilësuar si më të besuarin në karrierën e tij. Për Pirlon është bërë gati një kontratë trevjeçare, ndërsa Juventusit mund t’i kalojnë rreth 10 milion euro, një shifër e kënaqshme për një lojtar që e morën me parametër zero nga Milani dy vite më parë.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *