Home / Lajme / Maqedoni / Arbesa Musa dhe Kushtrim Luma studentet me te mire ne USHT

Arbesa Musa dhe Kushtrim Luma studentet me te mire ne USHT

Tetovë, 02 Qershor – USHT – Absolventet hudhen kapelat – Manifestim fenomenal.

Sot në USHT, për herë të marë në historinë e këtij universiteti është shënuar ceremonia e hedhjes së kapelave nga studentët të cilët mbarojnë me studimet.
Në ceremoni përpos studentëve ishte edhe një numër i madh i familjarëve dhe miqve të apsolventëve të cilët kishin ardhur për të ndjekur shënimin e mbarimit të studimeve nga këto studentë.

Ceremonia u hap nga rektori për arsim në USHT, Prof. Dr. Fahari Ramadani. “Ne gjithmonë do të krenohemi me ju, suksetet tuaja do të jenë edhe sukseset tona,sepse ju kudo që të shkoni cfarëdo që të punoni, jemi të bindur se këtë do ta bëni me shumë profesionalizëm”, shprehet prorektori për Arsim ne USHT, Fahari Ramadani.

Rektori i USHT-së, Vullnet Ameti i ndau certifikatat e diplomës, dhe në fjalën e tij vlerësoi lart punën e mundimshme të studentëve për të ardhur deri te diplomimi. “Sot si asnjëher më parë ndjehemi të nderuar, kur ju kompletoheni me dije dhe arsimim të lartë dhe më tepër kur kujtojmë rrugën e mundimshme për kurorëzimin e idealit tuaj jetësor, marrjen e diplomave në fushën përkatëse të studimeve universitare”, shprehet rektori i USHT-së, Vullnet Ameti.

Studentë më të mirë të gjeneratës janë zgjedhur Arbesa Musa dhe Kushtrim Luma.

Studentët e diplomuar u shprehën mjaftë të kënaqur me këtë organizim nga ana e udhëheqësisë të USHT-së, duke thënë se me këtë universiteti i vlerëson ata si student të tyre. “Jemi një gjenerat e cila vlerësohet se ka marrë diturin, dhe normalisht ka qenë një punë intensive e gjithë stafit të USHT-së, dhe hedhja e kapelës besoni që është një emocion i vërtetë” shprehet njëra nga të diplomuarat

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *