Home / Sport / Arbitrat dëmtojnë rëndë Dritën (VIDEO)

Arbitrat dëmtojnë rëndë Dritën (VIDEO)

“Kjo që ndodhi është turp i madh për futbollin e Maqedonisë. Një muaj më parë flitej se ne patjetër të biem nga liga, ndërsa në momentin kur pamë se kush do të referojë në këtë përballje sikur parandjemë se gjërat do të shkojnë në këtë drejtim. Arbitrat që në fillim bënë me dije se janë kundër neve duke na dëmtuar me disa vendime të padrejta. Momenti i penaltisë ishte kulmi i sulmit ndaj neve, pasi në atë moment pranë rezultatit 2:3 skuadra jonë mori iniciativën, ishte vetëm në pyetje momenti kur do të barazonim dhe më pas do të kërkonim fitoren, pasi kundërshtari u tërhoq në pjesën e vet dhe ishte evident dallimi në cilësi që Drita kishte në këtë përballje. Mirëpo arbitri nuk lejoi që të rrikthehmi, duke bërë atë skenar të turpshëm që solli deri të ndërprerja. Kjo që ndodhi nuk do të mbyllet me kaq, pasi ne planifikojmë të ankohemi deri në instancat më të larta dhe për këtë ngjarje nëse është nevoja do të njoftohen edhe UEFA dhe FIFA. Ne nuk e lëmë me kaq”, është shprehur me nervozë nga ngjarjet e ndodhura në Ship, presidenti i Dritës, Abedin Aliti.

Futbolli i Maqedonisë ka përjetuar goditjen e rradhës, pasi ndeshja e balotazhit për plotësimin e Ligës së Parë ndërmjet Dritës dhe Euromilkut është ndërprerë në minutën e 73-të pranë rezultatit 2:3 për skuadrën shkupjane, pas turpit që arbitrat bënë ndaj bogovinasve. Skuadra shqiptare që në fillim ishte në cak të provokimeve nga ana e arbitrave, që lejonin lojë të ashpër të kundërshtarit, vazhduan gjatë gjithë pjesës së parë kur Dritës i’u anulua një gol dhe nuk i’u dhanë disa faule para zonës, ndërsa në pauzën mes dy pjesëve u dha sinjal i qartë se bogovinasit s’kanë cka kërkojnë në këtë përballje, kur ndihmës trajneri u largua drejt tribunave. Pjesa e dytë u vonua për 7 minuta kur për arsye të panjohura arbitrat u pritën në fushë nga futbollistët e të dyja palëve, ndërsa situate kulminoi në minutën e 73-të kur arbitri kryesor Dalibor Gjorgjievski u vuri vulë ‘marëzive’ të tij, duke treguar penalti për Eurmilkun dhe karton të kuq për portierin e Dritës, Mustafa. Të kota ishin protestat e bogovinasve që ndëshkoheshin pa ndalë me kartona të kuq dhe si pasojë kryesia e Dritës vendos që të tërheqë ekipin nga tereni, duke lënë që fati i takimit të vendoset në tavolinë. “Kjo që ndodhi është turp i madh për futbollin e Maqedonisë. Një muaj më parë flitej se ne patjetër të biem nga liga, ndërsa në momentin kur pamë se kush do të referojë në këtë përballje sikur parandjemë se gjërat do të shkojnë në këtë drejtim. Arbitrat që në fillim bënë me dije se janë kundër neve duke na dëmtuar me disa vendime të padrejta. Momenti i penaltisë ishte kulmi i sulmit ndaj neve, pasi në atë moment pranë rezultatit 2:3 skuadra jonë mori iniciativën, ishte vetëm në pyetje momenti kur do të barazonim dhe më pas do të kërkonim fitoren, pasi kundërshtari u tërhoq në pjesën e vet dhe ishte evident dallimi në cilësi që Drita kishte në këtë përballje. Mirëpo arbitri nuk lejoi që të rrikthehmi, duke bërë atë skenar të turpshëm që solli deri të ndërprerja. Kjo që ndodhi nuk do të mbyllet me kaq, pasi ne planifikojmë të ankohemi deri në instancat më të larta dhe për këtë ngjarje nëse është nevoja do të njoftohen edhe UEFA dhe FIFA. Ne nuk e lëmë me kaq”, është shprehur me nervozë nga ngjarjet e ndodhura në Ship, presidenti i Dritës, Abedin Aliti. Sa i përket ndeshjes, bogovinasit në fillim nuk u gjetën mirë, pasi kundërshtari aplikonte lojë të ashpër. Një gabim në minutën e 11-të mundësoi që Pandovski të shënojë për epërsi të Euromilkut, ndërsa i njëjti futbollist në fund të pjesës së parë realizoi për 2:0. Starti i pjesës së dytë solli domionim të bogovinasve që arritën të shënojnë për 1:2 me anë të Xhaferit, mirëpo një minutë më vonë Mickov realizon për 1:3. Nga ky moment në teren egzistonte vetëm një skuadër, me Dritën që në secilin aksion kishte mundësi serioze shënimi. Ardian Nuhiu në minutën e 64 shënoi për 2:3 dhe Drita u vu në ndjekje të barazimit, por një gjë të tillë nuk lejuan arbitrat që realizuan skenarin e tyre për dëmtim drastik të ekipit shqiptar në minutën e 73-të. Portieri Mustafa dëbon një top në hyrje të zonës, ndërsa edhe pse topi u kthye në fushë nga gardiani i Dritës dhe më pas futbollisti i Euromilkut hyri në duel, arbitri Gjorgjiovski sikur mezi priti këtë duel për të treguar penalti dhe karton të kuq për Mustafan. Pas protestave referi kuj arrinte i tregonte të kuq dhe si pasojë ndeshja u ndërpre. Tani duhet pritet cili do të jetë epilogu i këtij takimi për të cilin do të vendosin organet kompetente të FFM-së, mirëpo këta ngjarje hapin shumë shumë polemika në lidhje me rregullësinë e këtij kampionati. Në sfidën tjetër të balotazhit, Pelisteri me një gol të Dimitrovskit ka mundur 1:0 Skopjen, duke rruajtur statusin në Ligën e Parë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *