Home / Lajme / Maqedoni / Arrestohen N.XH dhe E.D të dyshuar për vjedhjen e Artaris ‘Beni’

Arrestohen N.XH dhe E.D të dyshuar për vjedhjen e Artaris ‘Beni’

Tetovë, 01 Qershor – Burime policore për Televizionin Koha deklaruan se janë arestuar N.XH i lindur në vitin 1978 nga Tetova, dhe E.D i lindur në vitin 1984 nga Tropoja e Shqipëris.

Sot në orët e mëngjesit (prej ora 07.00) është realizuar një aksion i madh policorë për kapjen e autorëve të plaçkitjes së artaris ‘Beni’ në Tetovë, njofton sektori për punë të mbrendshme në Tetovë, raporton Televizioni Koha.

Sipas zëdhënësit të SPB-së Marijan Josifofski sotë në afërsi të qendrës sportive në Tetovë u arestuar i dyshuari N.XH. i lindur në vitin 1978 nga Tetova, dhe E.D i lindur në vitin 1984 nga Tropoja e Shqipëris. Policia gjatë ditës së sotme ka bastisur shtëpin e të dyshuarit por akoma nuk ka informata për gjetjen e arit. Policia e Tetovës është duke marë në pyetje edhe persona tjerë dhe po punohet për zbardhjen e plotë të kësaj vjedhje të rëndë, njofton Tv Koha.

Aksioni është realizuar në afërsi të një hoteli ku thuhet se ka qëndruar autori i vjedhjes.

Brenda ditës Televizioni Koha do ju informoj në lidhje me këtë aksion policor.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *